06 Tetor 2022

Rafuna priti Bo Li, bisedojnë për asistencë për Odën dhe bizneset

Prishtinë, 21 shtator - Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka pritur sot Drejtorin Menaxhues të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bo Li, me të cilin ka biseduar për sukseset por edhe sfidat e biznesit në Kosovë si dhe për mundësitë e FMN-së që të ndihmojë sektorin e biznesit.

Kryetari Rafuna në takim ka folur për të arriturat e bizneseve kosovare, përkundër sfidave të mëdha nëpër të cilat kanë kaluar, si dhe për mundësitë që ofron Kosova për afarizëm e biznes.

„Bizneset e Kosovës janë kalitur në sfidat më të mëdha prandaj sot kanë fleksibilitetin dhe aftësinë për t’u përshtatur e për t’u zhvilluar“, ka thënë Kryetari Rafuna dhe ka shtuar se „kjo e bën Kosovën vend të përshtatshëm edhe për investime të huaja, pasi sektori i biznesit në Kosovë është dëshmuar se ka qëndrueshmëri“.

Në takim është biseduar për sfidat me të cilat përballen bizneset, me theks të veçantë tek vështirësitë me të cilat pritet të përballen këtë dimër bizneset në Kosovë por edhe më gjerë, si dhe u bisedua për mundësitë e FMN-së për asistencë për biznesin.

Në takim u bisedua edhe për sektorin e financave në Kosovë, që u cilësua si një storje suksesi.

Kryetari Rafuna kërkoi edhe asistencë teknike për Odën Ekonomike të Kosovës. „Kjo do të përkthehej një asistencë për bizneset kosovare“, shtoi Kryetari Rafuna.

Kryetari Rafuna nënvizoi edhe nevojën për të thelluar partneritetin me institucionet e vendit me qëllim të kontributit në zhvillimin e vendit.

Drejtori Ekzekutiv i FMN-së, Li, shprehu përkrahjen e FMN-së për proceset që ndihmojnë zhvillimin ekonomik të vendit.

Delegacioni i FMN-së përbëhej edhe nga Përfaqësuesja Rajonale për Ballkanin Perëndimor dhe Përgjegjëse për Zyrën për Kosovë, Stephanie Elbe, Shefi i Misionit të FMN-së për Kosovën, Gabriel Di Bella, nga Zyrtari i Departamentit për Komunikim, David Sharrock, dhe Ekonomisti nga Zyra e përfaqësuesit të përhershëm në Kosovë, Selim Thaçi.

Kryetari i OEK, Rafuna, në takim shoqërohej nga Drejtoresha gjenerale e ProCredit Bank, Eriola Bibolli, nga Zyrtarja për politika në Odën Ekonomike Amerikane, Anisa Zogaj, dhe nga Drejtoresha ekzekutive e Shoqatës Gjermane të Biznesit, Nora Hasani.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 tetor 2022

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raporti me amendamente për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Procedurën Përmbarimore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:00)

- Byroja Kosovare e Sigurimit shënon 11 vjetorin e themelimit. (Hotel Venus, ora 9:00)

- Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës dhe UNDP Kosova do të organizojnë  fillimi e fushatës për ndërgjegjësimin e publikut  “Festo me zemër, jo me armë” që synon ngritjen e vetëdijes për rrezikun e posedimit dhe keqpërdorimit të armëve të vogla dhe të lehta. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston anëtaret e bordit të KEK-ut, për periudhën 2006-2008. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Oda Amerikane po organizon tryezën e rrumbullakët me titullin "Ndërtimi i partneritetit për përmirësimin e kujdesit ndaj pacientëve në Kosovë", për të diskutuar lidhur me këtë temë dhe sfidat e tjera në fushën e kujdesit shëndetësor, me ekspertë eminentë nga Kroacia. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

-  Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës interviston Jeton Mehmetin Kryesues i Bordit të Drejtorëve të KOSTT. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Avokati i Popullit organizon dëgjime publike përkitazi me hetimin e përgjithshëm për shëndetin riprodhues. (Salla e Kuvendit Komunal të Prishtinës, ora 10:00)

- Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli do të mbajë konferencë për media me temë 'Masat për subvencionim të efiçiencës së energjisë për qytetarët'. (Ministria e Ekonomisë, salla e takimeve, ora 11:00)

- Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për shërbimin civil të Kosovës raporton para Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal lidhur me punën 6 mujore të vitit 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 12:00)

- Me rastin e vdekjes së ish komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Deli Lekaj, Komuna e Deçanit organizon mbledhjen komemorative. (Salla e Kuvendit të Komunës, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 13:30)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston anëtaret e bordit të KOSTT-it, për periudhën 2006-2008. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 14:00)