20 Prill 2024

Qeveria rrit pensionet për 20 për qind

Prishtinë, 19 shkurt - Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, miratimin e kabinetit qeveritar e ka marr nisma e Ministrisë së Financave për negocimin e Marrëveshjes së Kredisë Eksportuese në mes të Republikës së Kosovës dhe Unicredit Bank Austria AG, në lidhje me financimin e projektit “Krijimi i Qendrave e-testuese dhe përmirësimin e mëtutjeshëm të shërbimeve të e-Arsimit për arsimin para universitar në Kosovë”.

Në vazhdim ka marr miratimin edhe vendimi për rritjen e pensioneve bazike-sociale për 20 për qind, pensionet kontributdhënës për 15 për qind dhe pensionet e parakohshme të “Trepçës” për 20 për qind. Rritja për pensionet në këto nën programe është aprovuar me Ligjin për Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019.

Qeveria ka themeluar Komisionin për kontrollin e tregtisë me mallra strategjike, i cili do të jetë përgjegjës për aprovimin, anulimin, ndryshimin dhe revokuimin e licencave për eksport, import, transit, trans-ngarkim, ri-eksportim jashtë territorit të Republikës së Kosovës, ri-transferim edhe për ofrimin e shërbimeve të ndërlidhura.

Miratimin e kabinetit qeveritar e ka marr edhe Strategjia për Ndryshime Klimatike 2019-2021. Hartimi i kësaj strategjie adreson faktorët që kufizojnë rritjen ekonomike dhe përmirësimin e standardit të jetës dhe zhvillimin e ndërmarrjeve shumdimensionale. Strategjia është prioritet i Qeverisë së Kosovës si dhe një nga proceset e identifikuara në procesin e përafrimit të Kosovës me Bashkimin Evropian.

Vendimi preliminar për shpronësim me interes publik të pronave të cilat preken nga ndërtimi i autostradës Prishtinë –Pejë, në segmentin Kijevë-Klinë-Zahaq, është miratuar në mbledhjen e sotme. Edhe vendimi përfundimtar për shpronësimin e pronave që preken nga realizimi i Projektit “Renovimi dhe ndërtimi i objekteve për nevoja të Selisë qendrore të Federatës së Futbollit të Kosovës” është miratuar nga Qeveria.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka aprovuar Koncept-dokumentin për shërbimet sociale dhe familjare. Koncept dokumenti, krahas analizës së situatës në fushën e shërbimeve sociale dhe familjare, rekomandon ndryshimin e politikave me qëllim të ofrimit të shërbimeve cilësore sociale dhe familjare për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Objektiv i përgjithshëm i identifikuar me këtë koncept dokument është qëllimi i ofrimit të lehtë dhe të qasshëm të shërbimeve për qytetarët me synim rritjen e cilësisë së tyre

Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe nismën për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Japonisë dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për “Projektin për ngritjen e kapaciteteve për menaxhimin e mbeturinave drejt një shoqërie të shëndosh”. Marrëveshja parasheh një grant për blerjen e pajisjeve për menaxhimin e mbeturinave në shumën prej 2.2 milionë euro.

Ministri i Mbrojtjes ka propozuar themelimin e Këshillit organizativ për manifestimin vjetor ‘Epopeja e UÇK-së”, që mbahet më 5,6 dhe 7 mars, nën patronatin e Kryeministrit të Kosovës.

Ministri i Drejtësisë, pasi ka njoftuar kabinetin qeveritar me draftimin e Projektligjit të ri për deklarimin e pasurisë të zyrtarëve të lartë publik, ka propozuar që në njërën nga mbledhjet e ardhshme të diskutohen iniciativat e reja për këtë projektligj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)