28 Mars 2024

Qeveria propozon kandidatët për kryetar dhe anëtarë të Bordit të OSHP-së

Prishtinë, 11 maj - Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar plotësimin dhe ndryshimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 06/67 të datës 9 mars 2022, me të cilin i janë propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës kandidatët për kryetar dhe katër (4) anëtarë të Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit.

Me ndryshimin dhe plotësimin e vendimit, në vend të z. Arbnor Tmava është propozuar z. Agon Ramadani për anëtar në Organin Shqyrtues të Prokurimit Publik. Vendimi do të procedohet për shqyrtim në Kuvendin e Republikës së Kosovës. 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)