28 Mars 2024

Qeveria po e anashkalon dhe po e diskriminon punën e zyrtareve doganor

Prishtinë, 3 mars - Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës (SPDK), njofton mediat e shkruara dhe elektronike, se punonjësit e Doganës së Kosovës vazhdojnë të mbeten të anashkaluar nga Qeveria edhe përkundër angazhimit dhe përkushtimit të tyre (24 orë 7 ditë në javë) që të arrihen objektivat e institucionit sa i përket mbledhjes së të hyra për buxhetin e shtetit, duke garantuar cilësi dhe siguri të mallrave të importuara dhe eksportuara, duke luftuar aktivitetet ilegale, krimin kufitar, trafikun e drogës, duke mbrojtur popullatën dhe ambientin, duke kontribuar për parandalimin e kontrabandimit të armëve dhe substancave tjera të ndaluara, duke siguruar kufijtë etj.  

''Ndaj, duke marrë parasysh specifikat e punës dhe rrezikun potencial për infektimi me Covid 19, ju bëjmë me dije se në vendimet e Qeverisë në detyrë, punëtoret e Doganës kanë qenë të diskriminuar dhe të përjashtuar nga pagesa shtesë për punë në kushte pandemie, edhe pse në vendimin e fillim vitit të kaluar zyrtarët doganor kanë qenë të përfshirë dhe jo të diskriminuar në raport me institucionet tjera të sigurisë dhe të cilat janë kategorizuar si institucione të ekspozuara drejtpërdrejt nga infektimi me virusin Covid 19'', thekson SPDK.

SPDK dhe stafi i Doganës së Kosovës janë plotësisht të vetëdijshëm se puna, përveç në kushte normale është obligim njerëzorë dhe ligjor që edhe në kushte të jashtëzakonshme të punohet dhe në rrethana të rënduara siç është situata me pandeminë në nivel botërorë.

Edhe përkundër rrezikut, punës pa sigurim shëndetësor dhe jetësor, oficerët doganor po punojnë në kushte të jashtëzakonshme vetëm e vetëm që t’i shërbejnë qytetarëve të Republikës se Kosovës.

Sa për njoftim, Dogana e Kosovës ka kaluar nëpër një situatë mjaftë të rënduar dhe pikëlluese, ku si rezultat i infektimit me covid 19 kanë humbur jetën dy kolegë dhe mbi 70 % e stafit kanë qenë të infektuar apo kanë kaluar nëpër fazën e vetë izolimit.

Andaj SPDK konsideron se Qeveria në detyrë po e anashkalon dhe po e diskriminon jo zyrtarin doganor i cili është përgjegjës për grumbullimin e të hyrave për buxhetin e shtetit, por po e diskriminon dhe e neglizhon punën dhe rrezikun që zyrtarët doganor përballën në baza ditore.

''Për ju media të nderuara edhe pse është e ditur puna e zyrtarëve doganor, por për hir të njoftimit të opinionit të gjerë, oficerët doganor përveç kontakteve fizike me palët ata janë të obliguar që të kontrollojnë dhe ekzaminojnë mallra të cilat vijnë nga vendet me rrezik dhe të cilat potencialisht kanë qenë më të prekura me virusin Covid 19.''

Andaj mbi bazën e kësaj SPDK kërkon nga Ministria e Financave që të ndaloj diskriminimin ndaj punonjësve të Doganës së Kosovës dhe në vendimet e ardhshme të kthej punonjësit e Doganës ashtu siç ka qenë e paraparë në vendimin e fillim vitit të kaluar, në të kundërtën sindikatës së Doganës po u imponohet ndërmarrja e veprime tjera sindikale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)