18 Prill 2024

Qeveria nuk duhet të pengojë bizneset, por të ndihmojë me politika zhvillimore

Prishtinë, 22 dhjetor - Kryetari i Aleancës  Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, tha se nuk mund të mburremi se ekonomia e vendit sivjet ka ecur mirë.

E vetmja çështje që ka pasur sukses sivjet ka qenë taksa 100 për qind, kundër prodhimeve serbe dhe atye boshnjake e cila ka rritur biznesin dhe qarkullimin e brendshëm të bisneseve konkretisht prodhuesve të vendit.

“Ne do të mburremi, nëse do i kishim më shumë kompani të mëdha në vend, sikur të kishte politika zhvillimore më të mira për biznesin e shtetin më të mira në vend. Ne nuk mund të mburremi që kemi politika të mira zhvillimore", tha Shahini.

Sipas tij, qeveria në nivel vendi, nuk duhet të pengojë bizneset, por të ndihmojë ato me politika zhvillimore.

Kryetari i AKB-së tha se politikat dhe fiskalizimi i shumë bizneseve në vend ka ngecur, ende informaliteti është i madh apo 35 për qind, ku informaliteti është nga të gjitha anët dhe shteti duhet të punoi  e mos të rri, të jenë të gjitha bizneset e barabarta.

”Qeveria nuk duhet të marr vendime duke i nxënë bizneset e papërgatitura, poritë marr vendime së bashku me biznesin, në mënyrë që të mos i krijoi humbje”, tha Agim Shahini.

Sipas tij shumë  biznese janë larguar  dhe qeveria qendrore dhe ato lokale nëse nuk munden me i ndihmu bizneset mos ti pengojnë ato.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)