22 Nëntor 2019

Qeveria miraton vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore

Prishtinë, 5 nëntor - Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, ka zhvilluar mbledhjen e 113-të, në të cilën ka miratuar vendimet nga fushat e përgjegjësive të saj kushtetuese dhe ligjore.

Duke vepruar sipas kërkesës së Ministrisë së Financave, Qeveria në detyrë ka miratuar vendimin për kursimet dhe ndarjet buxhetore ndërmjet organizatave buxhetore për vitin 2019.

Vendimi mbështetet në nenin 15 të Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019.

Ai është hartuar në bazë të kursimeve të deklaruara nga organizatat buxhetore për mjetet financiare për vitin 2019 dhe ka për qëllim që të ngritë efikasitetin e ekzekutimit të buxhetit në përmbyllje të vitit fiskal 2019.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar se vendimi do të sigurojë vazhdimin e mbështetjes dhe përkujdesjes në veçanti për kategoritë sociale.

Janë evidentuar mbi 31 milionë euro të kursyera nga organizatat buxhetore dhe ato do të shpërndahen në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Administratës Publike, Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës dhe në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Qeveria në mbledhjen e sotme, ka shqyrtuar Raportin e Thesarit për të hyrat dhe shpenzimet për periudhën nëntë mujore të vitit 2019. Raporti evidenton se në këtë periudhë janë realizuar të hyra të përgjithshme në vlerë prej 1 miliard e 676 milionë euro, ndërsa shpenzimet janë në vlerën 1 miliard e 407 milionë euro.

Në mbledhjen e sotme është aprovuar vendimi për rivarrimin e Dëshmorëve të Kombit, Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani, në kompleksin e varrezave të dëshmorëve në Velani.

Qeveria ka ndarë mjete në vlerë prej 42 mijë euro, për angazhimin e ekspertëve që do të punojnë në përfitimin e fondeve nga projektet MCC.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 nëntor 2019 - UBT në bashkëpunim me Institutin Shkencor Suedez-Kosovar do të mbajnë bashkërisht konferencën “30-vjetori i Rënies së Sistemit Komunist”. (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Drejtoresha e misionit të USAID-it në Kosovë Lisa Magno do të flasë në hapjen e konferencës Vetë - Qeverisja Lokale në Kosovë - 20 Vjet. (Hoteli Swiss Diamond, ora ora 9:00)

- OJQ-Voice of Roma Ashkali and Egyptians - VoRAE organizojnë hapjen e ceremonisë të tri projekteve të financuara nga Roma Education Fund dhe Komisioni Evropian organizim ky i mbështetur nga Roma Versitas dhe Roma Education Fund, Kosovo së bashku me VoRAE. (Qendra Kulturore dhe Informative të BE-së në Prishtinë, ora 9:00)

- Instituti Demokratik të Kosovës organizon tryezën e diskutimit “Tejkalimi i sfidave të Kuvendit - nevoja për një Rregullore të re të punës”, në një diskutim të hapur me përfaqësues të partive politike parlamentare si dhe përfaqësues të organizatave vendore dhe ndërkombëtare. (Salla e konferencave Orion, ora 10:00)

- Në prag të 25 nëntorit, Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, dhe fillimit të fushatës 16 Ditët e Aktivizmit, Misioni i OSBE-së në Kosovë do t’i prezantojë rezultatet e Anketës mbi Mirëqenien dhe Sigurinë e Grave në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Iniciativa për Histori Gojore përmes projektit të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë kulturore”, financuar nga Instrumenti i Bashkimit Evropian që kontribuon në Stabilitet dhe Paqe, do të lansojnë aplikacionin mobil 'Janjeva Ecë'. (Restoran 2000 në Janjevë, ora 11:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon konferencën për media me temë “Vetingu: Mënyra e vetme për të siguruar pavarësinë e plotë të sistemit të drejtësisë në Kosovë”. (Qendra e Konferencave Orion, ora 11:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në konferencën “Nisja e sondazhit për mirëqenien dhe sigurinë e grave në  Kosovë”, e cila organizohet nga OSBE. (Hoteli “Swiss Diamond”, ora 11:00)

- Komuniteti Merakli t'kerreve organizon protestë kundër rritjes së cmimeve për sigurimin e veturave. (Rr. Luan Haradinaj, pran Bankes Qendrore të Kosovës, ora 13:00)

- Fondacioni Geoffrey Nice në bashkëpunim me “Qendrën për të Drejtat e Njeriut” të RIT Kosov organizon konferencën dy ditore me temë "Narrativat Kalimtare, Post-Kalimtare dhe Strategjike për Luftërat Jugosllave: nga Luftërat dhe Kërkimi i Drejtësisë tek Lojërat Gjeo-Politike të Fuqisë. {RIT Kosova - AUK në Rr. Dr. Shpetim Robaj, në Prishtinë, ora 13:00)

- Promovohet libri "Profili i Bjeshkëve të Nemuna’’ nga Profesor Sadri A Lokaj. (Salla e Asamblesë Komunale në Deçan, ora 14:00)

- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Universiteti “Hasan Prishtina” në Prishtinë, në mbështetje të Aktivitetit të USAID-it Drejtësia Vlen dhe në bashkëpunim me Odën e Avokatëve të Kosovës, organizojn diskutim në lidhje me “Klinikat Jurdike me raste reale”. (Salla A34 në Universitetin e Gjilanit, ora 14:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, pret në takim njohës komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneral Major, Michele Risi. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00)

- Shoqata e Malazezëve të Kosovës organizon shfaqjen e leximit skenik të dramës “Flora”. (Qendra e zhvillimit Malazezeve në Arbëri ish Dragodan, rruga Eduard Lir 4, ora 19:00)