28 Mars 2024

Qeveria ka shfrytëzuar zonat ekonomike si mjet për shpronësime të pronave private

Prishtinë, 7 mars - Instituti GAP sot ka publikuar raportin mbi ligjin e ri për Zonat Ekonomike. Projektligji synon të rregullojë aspektet kryesore të zonave ekonomike, sikurse që është kompetenca për themelimin e tyre, mënyra e administrimit, vendndodhja e zonave, afati kohor për shfrytëzim, si dhe format për promovimin e zonave ekonomike.

Më  21  dhjetor  2020,  Qeveria  e  Kosovës  aprovoi  Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zonat  ekonomike.

Ky  projektligj  synon  të  rregullojë  aspektet  kryesore  të  zonave  ekonomike,  sikurse  që  është  kompetenca  për  themelimin  e  tyre,  mënyra  e  administrimit,  vendndodhja  e  zonave,  afati  kohor  për  shfrytëzim,  si  dhe  format  për  promovimin  e  zonave  ekonomike.

Sipas këtij projektligji, inicues për themelimin e zonës ekonomike mund të jenë Zyra e Kryeministrit/es, ministritë, komunat, një grup prej dy ose më shumë të  shoqërive  tregtare  apo  të  shoqatave  afariste.  

Por,  pavarësisht kush janë iniciuesit, projektligji sipas GAP kërkon një varg  dokumentesh  mbështetëse,  ndër  kryesoret  edhe  studimin e fizibilitetit apo arsyeshmërinë ekonomike.

''Përkundër asaj se baza ligjore për themelimin e zonave ekonomike ekziston që nga viti 2009, përgjatë gjithë kësaj periudhe ka pasur paqartësi ligjore dhe konflikt kompetencash për themelimin e zonave ekonomike.''

''Vendimet qeveritare për themelimin e zonave ekonomike më shumë kanë qenë të motivuara politikisht, se sa të bazuara në studime dhe analizë të të mirave (cost-benefit) të ekzistimit të tyre'', thekson GAP.

Sipas të dhënave të publikuara nga KIESA, deri më tani janë themeluar 10 zona ekonomike dhe tri zona të lira ekonomike.

Qeveria sipas GAP ka shfrytëzuar zonat ekonomike edhe si mjet për shpronësime të pronave private për përfitime të grupeve të caktuara.

Punimet në finalizimin e infrastrukturës në zona ekonomike kanë zgjatur për shumë vite dhe shumë biznese kanë prishur kontratat për tu vendosur në këto zona për shkak të zvarritjes së punimeve.

Edhe pse mbi 76 biznese janë vendosur në këto zona dhe zonat ekonomike zënë së paku 422.5 hektarë hapësirë, nuk ka një analizë të detajuar të përfitimeve ekonomike, rritjes së investimeve dhe punësimit.

Ndryshimet e propozuara në Ligjin për zonat ekonomike, përveç qartësimit të procedurave ligjore, prapë se prapë nuk ofrojnë incentiva të mjaftushme për ndërmarrjet që vendosen në zonat ekonomike.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)