19 Mars 2024

Qeveria Italiane ndan 400 miliardë euro për kompanitë private

Romë, 7 prill -  Kryeministrit i Italisë, Giuseppe Conte në një konferencë për shtyp ka bërë të ditur se ka aprovuar dekretin në të cilin do t'i jap një likuiditet të menjëhershëm prej 400 miliardë euro për sipërmarrjet italiane, 200 për tregun brendshëm, 200 të tjera për të forcuar eksportet. 

Sipas kreut të qeverisë, ky është një instrument shumë efikas për të tuteluar të gjitha sipërmarrjet që kryejnë aktivitete me rëndësi strategjike

Ai shtoi se ky është një instrument që do ti japë mundësi qeverisë që të ndërhyjë në rastin kur ka blerje të aksioneve mbi 10% brenda unionit.

Një nga synimet e shtetit është që të ofrojë garanci, e do të fuqizohet fondi qendror. Conte beson se kur gjithçka të përfundojë në vend do të ndodhë një pranverë e re e Italia do të marrë frytet e këtyre sakrificave.

Kryeministri shtoi se kjo është emergjencë jo vetëm shëndetësore, por edhe ekonomike dhe sociale. “Në prill do të kemi instrumente që do të mbrojnë familjet si edhe punëtorët, sidomos ata në vështirësi”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)