19 Prill 2024

Qeveria e Kosovës miratoi Projektligjin për pagat

Prishtinë, 3 shtator - Tri projektligjet tashmë të identifikuara si të rëndësishme për procesin e reformës së administratës publike, kanë marrë miratimin e kabinetit qeveritar në mbledhjen e sotme.

Projektligji për pagat në sektorin publik, Projektligji për zyrtarët publikë dhe Projektligji për organizimin e administratës shtetërore dhe të agjencive të pavarura, janë përgatitur për një kohë të gjatë nga ekspertët dhe pritet të rregullojnë funksionimin dhe organizimin e administratës publike në Kosovës.

- Projektligji për pagat në sektorin publik përcakton sistemin e pagave dhe shpërblimeve për zyrtarët dhe funksionarët publikë, që paguhen nga buxheti i shtetit dhe rregullat për përcaktimin e pagave të punonjësve të ndërmarrjeve publike në Kosovë.

- Projektligji për zyrtarët publikë krijon kornizën ligjore për punësimin e zyrtarëve publikë në institucionet e Republikës së Kosovës, bazuar në meritë, integritet moral, paanësi dhe qëndrueshmëri.

- Projektligji për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore dhe agjencive të pavarura  përcakton rregullat e organizimit dhe funksionimit të institucioneve të administratës shtetërore dhe krijimin e një kuadri koherent ligjor për themelimin dhe performancën e institucioneve shtetërore dhe të agjencive të pavarura të themeluara nga Kuvendi i Kosovës.

Kryeministri e ka vlerësuar këtë si sukses të Kosovës dhe përmbushje të Agjendës së Reformave Evropiane. Kosova do të bëhet me ligj që rregullon pagesën e të gjithë nëpunësve publik.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)