20 Prill 2024

Qeveria do të ndajë fond emergjent edhe për Komunën e Mamushës

Prishtinë, 23 gusht - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim kryetarin e Komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasniq dhe deputetët nga Partia Demokratike Turke e Kosovës, Fikrim Damka dhe Mufera Shinik, që janë pjesë e Grupit Parlamentar 6+ në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Në këtë takim, është biseduar për të arriturat në komunë, investimet në infrastrukturë, zhvillimin ekonomik dhe për prioritetet e qeverisë në përkrahje të bujqve të Komunës së Mamushës.

Kryeministri Haradinaj është njoftuar nga kryetari Krasniq, për dëmet që u janë shkaktuar ekonomive familjare dhe bujqve të Mamushës nga reshjet e shiut.

“Kemi marr obligimin që sikur edhe për komunat tjera të prekura nga vërshimet, ashtu edhe për Mamushën të ndajmë një fond emergjent, kurse dëmet tjera në infrastrukturë dhe biznese, Qeveria do t’i marrë obligimet e veta në bazë të vlerësimit të ekspertëve të komunës, Ministrisë së Bujqësisë dhe asaj të Infrastrukturës”, tha kryeministri Haradinaj.

Kryetari i Komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasniq, falënderoi kryeministrin Haradinaj për gatishmërinë e tij dhe të Qeverisë për të mbështetur komunën e Mamushës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)