20 Prill 2024

Qeveria aprovon Projektligjin për Institucionet Mikrofinanciare

Prishtinë, 4 prill - Në mbledhjen e 39-ta me radhë të qeverisë Kryeministri Haradinaj bashkë me Kabinetin Qeveritar kanë aprovuar edhe Projektligjin për Institucionet Mikrofinanciare, qëllimi i të cilit është rregullimi i licencimit, veprimtarisë dhe mbikëqyrjes së institucioneve mikrofinanciare dhe institucioneve financiare jobankare në Republikën e Kosovës.

Gjithashtu, u aprovua Udhëzimi Administrativ për Planifikimin dhe Hartimin e Dokumenteve Strategjike dhe Planeve të Veprimit, i cili ka për qëllim të krijojë praktikë unike në procesin e planifikimit dhe hartimit të dokumenteve strategjike ashtu siç është përkufizuar me Rregulloren e Punës së Qeverisë së Kosovës, nëpërmjet vendosjes së kritereve dhe metodologjisë së unifikuar, si dhe përcaktimit të detajuar të të gjithë hapave procedural rreth përgatitjes dhe miratimit të dokumenteve strategjike.

Në mbledhjen e sotme u aprovua edhe Rregullorja për Menaxhimin e Projekteve në Fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, përmes së cilës bëhet përcaktimi i standardeve dhe rregullave unike për inicimin, planifikimin, ekzekutimin, monitorimin dhe kontrollin, si dhe përmbylljen e procesit të menaxhimit të projekteve në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, në institucionet e Republikës së Kosovës.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)