12 Gusht 2022

Qendrat për Punë Sociale ndihmojnë anëtarët më të cenueshëm të shoqërisë

Prishtinë, 4 korrik - Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka vizituar sot komunën e Shtimes për t'u takuar me kryetarin Qemajl Aliu dhe për të parë nga afër punën e Qendrës për Punë Sociale të mbështetur nga BE-ja.

Szunyog dhe Aliu diskutuan për rolin e komunave në zhvillimin ekonomik dhe social dhe punësimin e të rinjve. Ata gjithashtu vizituan Qendrën Rinore të drejtuar nga Komuna që kujdeset për zhvillimin e aftësive të tyre.

Qendra për Punë Sociale në Shtime u rinovua përmes projektit të financuar nga BE-ja dhe të zbatuar nga UNDP, të projektuar për të ofruar përgjigje urgjente ndaj pandemisë COVID-19 dhe për të mbështetur rimëkëmbjen e menjëhershme pas pandemisë. Projekti me vlerë 5 milionë euro po zbatohet në gjithë Kosovën që nga dhjetori i vitit 2020 dhe deri më tani kanë përfituar më shumë se 8200 familje në nevojë.

Projekti përfshin ofrimin e ndihmës direkte për pjesëtarët më të cenueshëm të shoqërisë, trajnimin e stafit në 40 Qendrat e Punës Sociale në Kosovë, si dhe rinovimin e 24 qendrave.

“Duke iu përgjigjur efekteve negative socio-ekonomike të pandemisë COVID-19, në partneritet me UNDP-në adresuam nevojat e grupeve më të cenueshme në Kosovë, duke përfshirë familjet që jetojnë në varfëri, gratë që ishin viktima të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore dhe personat me aftësi të kufizuara. Siguruam ushqime dhe produkte higjienike dhe ju ndihmuam me faturat e tyre të shërbimeve, por më e rëndësishmja, siguruam trajnime profesionale që i ndihmoi ata të gjeneronin të ardhura”, tha ambasadori Szunyog.  

Nga maji 2021 deri në prill 2022, 40 qendrat u mbështetën gjithashtu përmes vendosjes së 40 vullnetarëve të OKB-së, një për secilën qendër, të cilët ishin shtesë e rëndësishme e stafit në qendrat gjatë krizës së shkaktuar nga pandemia.

BE-ja e mbështeti Kosovën si në krizën e menjëhershme mjekësore ashtu edhe në rimëkëmbjen socio-ekonomike pas pandemisë me vlerë prej 168 milionë euro.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 gusht 2022

 - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, vizitojnë Doganën e Kosovës. (Drejtoria e Doganës, ora 8:30)

- Kuvendi nëpërmjet Grupit të Deputetëve të Rinj shënon Ditën Ndërkombëtare të Rinisë. (Salla plenare, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit organizon takimet B2B në kuadër të aktiviteteve të Muajit të Mërgimtarëve. (Restaurant Ura e Shenjtë, ora 10:00)

- Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë ((YIHR KS) shënon Ditën Ndërkombëtare të Rinisë me një aksion rrugor me slloganin “Kur bohet mirë?!” (Sheshi “Nënë Tereza”, ora 12:00)

- Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, mban konferencë për medie në lidhje me rastin e vdekjes së aktivistit të VV-së, Astrit Dehari. (Zyrat e Tomë Gashit, mbi Kino ABC, ora 12:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, vizitojnë kompaninë “Rroni Fer” Sh.P.K. (Magjistralja Gjakovë-Prizren_kilometri i dytë, Objekti i ish-ndërmarrjes “Metaliku”, Gjakovë, ora 14:30)

- Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime organizon Festivalin e Rinisë për nder të Ditës së Rinisë. (Lagjja Taukbashqe, ora 18:00)

- Mbahet edicioni i parë i festivalit “MAL FEST”, i cili synon të jetë tradicional dhe objektiv e ka rininë dhe mërgatën e Komunës së Malishevës. Festivali organizohet nga Komuna e Malishevës në bashkëpunim me  organizatën “Values for Better Future”.(parku i qytetit në Malishevë, ora 19:00)

- Në kuadër të Akademisë Verore ‘’Arbën Xhaferi"  mbahet panel diskutimi me deputetët e rinjë të Kuvendit të Kosovës lidhur me rolin dhe rëndesin e të rinjëve në politikë. (Akademia për Siguri Publike të Kosovës, ora 19:30)