15 Dhjetor 2019

Publikohet raporti “Drejtësia amniston veteranët e rrejshëm, dëmton buxhetin

Prishtinë, 8 shtator - Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) dhe NED-it, do të mbajë konferencë për media, në të cilën do publikohet raporti: “Drejtësia “amniston” veteranët e rrejshëm, dëmton Buxhetin e Republikës së Kosovës: Analizë e aktakuzave, proceve gjyqësore dhe aktgjykimeve në rastet e “veteranëve të rrejshëm””.

IKD gjatë kësaj konferencë për media do të prezantoj raportin analitik si rezultat i monitorimit dhe hulumtimit sistematik të rasteve që lidhen me “veteranët e rrejshëm”.

IKD ka elaboruar gjithë bazën ligjore rreth rolit të Prokurorit dhe Gjykatësit në procedurën penale si dhe obligimet e tyre për të siguruar zhvillimin e një procedure penale, duke filluar prej Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Ligjin e Prokurorit të Shtetit, Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

Nga analiza e IKD-së, rezulton se sikurse Prokurorët ashtu edhe Gjykatësit, në raste të caktuara, kanë dështuar të mbrojnë interesin publik, rrjedhimisht dëmin e shkaktuar në Buxhetin e Republikës së Kosovës nga “veteranët e rrejshëm”.

Raporti është një analizë e thellë e rasteve, të cilat janë trajtuar në mënyrë të detajuar, ku përfshihen gjetjet, vlerësimet dhe rekomandimet konkrete se si të shtohet efikasiteti dhe efektiviteti i sistemit të drejtësisë në trajtimin e këtyre rasteve për të mbrojtur interesin publik, respektivisht buxhetin e taksapaguesve të Republikës së Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 14 dhjetor 2019 - Aleanca Franceze e Prishtinës me mbështetjen e Ambasadës Franceze organizon një punëtori gatimi për fëmijë me kuzhinierin francez Christophe Dovergne. (Aleanca Franceze, ora 10:30)

- Projekti i Tech Heroes organizon takimin e të rinjëve për të punuar në idetë e tyre me mbështetjen e ekipës së Akademisë jCoders dhe ekspertëve tjerë në fushën e IT. (Pylli i Arinjëve në Prishtinë, ora 10:30 - kontaktoni Fiona Shehu në 049 589 685 ose Besarta Muhaxheri 049 600 962)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike te Kosovës. (Selia e LDK-së, ora 11:00 - mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë organizon konferencën për media ku do të bëhet publikimi i gjetjeve të Edicionit të nënte vjetor - Barometrit Kosovar të Sigurisë 2019. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Mbahet Akademi Përkujtimore  për Dëshmorët e Kombit Mujë Krasniqin dhe 40 Dëshmorët e tjerë të rënë ne kufirin Shqiptaro - Shqipëtar. (Pallati i rinisë Prishtinë, ora 16:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, merr pjesë në Akademinë Përkujtimore për heroin Mujë Krasniqi - Kapuqi dhe 40 bashkëluftëtarët e tij. (Pallati i Rinisë, ora 16:00)