20 Prill 2024

Publikohet Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit

Prishtinë, 11 nëntor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin nëntor 2020, viti bazë 2015=100. 

Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 0.1% në muajin nëntor 2020, krahasuar me muajin tetor 2020. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: qumësht, djathë dhe vezë (2.6%)- ngritje e çmimeve të vezëve; vajëra dhe yndyra (1.5%); perime (3.1%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj., (0.4%); me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.3 për qind në IHÇK.

Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: pemë (-3.9%); veshje (-2.4%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.2 për qind) në IHÇK.

Norma vjetore e inflacionit, e matur në muajin nëntor 2020, me muajin nëntor 2019 ishte (-0.3%). Kjo kryesisht është shpjeguar me rënien e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: pemë (-5.4%); veshje (-2.7%); gaz (-3.1%); blerja e automjeteve 

(-1.7%); përdorim i pajisjeve për transportin personal (-14.3%) - rënie e çmimeve të naftës dhe benzinës, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-1.5 për qind) në IHÇK.

Ndërsa, ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (2.6%); mish (1.3%); qumësht, djathë dhe vezë (2.6%); vajra dhe yndyra (3.4%); perime (6.7%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (2.5%); ujë, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (1.2%); duhan (1.9%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj., (1.1%);  produkte mjekësore, aparaturë dhe pajisje (4.5%); shërbime ambulantore (4.8%); shërbime për transport (2.3%) - ngritje e çmimeve të biletave të transportit ajror; shërbime hoteliere (1.6%); kujdes personal (1.7%); gjëra personale (1.8%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.2 për qind në IHÇK. 

Për më shumë informata lidhur me Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për muajin nëntor 2020, vizitoni:

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)