20 Prill 2024

Prokuroria dhe ATK diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

Prishtinë, 18 maj - Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka pritur në takim pune Drejtorin e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj.

Gjatë këtij takimi, U.D Kryeprokurori i Shtetit dhe Drejtori i ATK-së kanë folur për bashkëpunimin ndërinstitucional në mes Prokurorit të Shtetit dhe Administratës Tatimore të Kosovës në parandalimin dhe luftimin e veprave penale lidhur me çështjet financiare dhe ekonomike në Republikën e Kosovës.

U.D. Kryeprokurori Kelmendi ka potencuar se prioritet kryesor i Prokurorit të Shtetit është luftimi i veprave penale që ndërlidhen me shpëlarjen e pareve, evazionin fiskal dhe formave tjera të aktiviteteve kriminale, dhe në këtë drejtim thelbësor mbetet bashkëveprimi me ATK-në.

U.D. Kryeprokurori i Shtetit dhe Drejtori i Administratës Tatimore janë pajtuar që të angazhohen në intensifikimin e bashkëpunimit përmes takimeve të rregullta për të identifikuar sfidat dhe problemet e përbashkëta si dhe gjetjen e rrugëve ligjore për tejkalimin e tyre.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)