03 Prill 2020

Programi qeverisës ka në thelb eliminimin e pabarazisë në paga

Prishtinë, 25 shkurt - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar edhe nga Shefi i Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi, kanë pritur sot në takim delegacionin e  FMN-së, i prirë nga Gabriel Di Bella, Shef i Misionit për Kosovë, Departamenti Evropian (EUR), znj. Stephanie Eble, znj. Oana Elena Luca, Zhongxia Zhang, znj. Shushanik Hakobyan, Selim Thaçi dhe Mentor Mehmedi.

Në mes të temave të shumta, ky delegacion e përgëzoi Kryeministrin lidhur me faktin se buxheti ka vendosur në përparësitë e tij fushat e shëndetësisë, arsimit, pra e ka vënë theksin mbi fushat e interesit shoqëror. 

Delegacioni u interesua rreth ligjit për pagat. Kryeministri Kurti tha se programi qeverisës ka në thelb të tij eliminimin e pabarazisë në paga, kjo parë në rrafshin më të gjerë, atë të rishpërndarjes së pasurisë në shoqërinë tonë në mënyrë më të drejtë. Përveç kësaj duhet pritur edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Prill 2020

- Banka Qendrore e Republikës së Kosovës mban konferencën për shtyp për zhvillimet në sektorin financiar pas paraqitjes së Pandemisë Covid 19. (Ndërtesa e BQK-së, ora 11:00)

- Kompanitë Rajonale e largimit dhe grumbullimit te Mbeturinave mban konferencë për medie (Zyret e Kompanisë “Pastrimi", ora 12:00)

- Kompania Rajonale e Ujësjellësit 'Prishtina' të bëjë pastrimin e rezervuarit të ujit në objektin prodhues Kroni në komunën e Fushë Kosovës.