24 Prill 2024

Programi për rimëkëmbje ekonomike shpresë për prodhuesit vendor

Prishtinë, 1 shtator - Një delegacion i AKB-së të kryesuar nga znj.Lumnije Ajdini- Menaxhere e përgjithëshme,  të përbërë nga proudhesit  FRUTTI- Prizren, FRUTEX- Suharekë, Sinalco - Istog, Bibita - Pejë  u pritën nga znj. Hykmete Bajrami,  Ministre e Financave, ku diskutuan për sfidat dhe mundësit e bashkëpunimit për realizimin e Planit të rimëkëmbjes ekonomike.

Znj. Lumnje Ajdini ,Menaxhere  e AKB-së tha se prodhuesit dhe bizneset vendore shpresë të vetme për të tejkaluar krizën ekonomike të  shkaktuar nga Pandemia COVID 19 është Programi për rimëkëmbjen ekonomike, i cili program po hezitohet që të votohet nga deputetet e Parlamentit të Kosovës, për të cilën ata kanë marrë votën jo për ti bllokuar proceset ekonomike por për ti mbështetur ato e për të cilët sektori privat në këtë kohë krize ka nevojë për mbështetje të drejperdrjet nga Parlamneti i Kosovës.

AKB është partnere e institucioneve shtetërore dhe artikuluese e kërkesave të prodhuesve dhe bizneseve vendore si dhe për ti dhënë mbështetje edhe institucioneve për miratimin e ligjeve që kanë të bëjnë në rritjen e fuqisë konkurese të prodhuesve e bizneseve vendore.

Znj. Hykmete Bajrami, Ministre e Financave ,falenderoi AKB dhe shprehi gadishmërin për bashkëpunim tradicional dhe tha se prioritet i imi është rimëkëmbja e ekonomisë përmes sektorit privat dhe për këtë kemi hartuar Planin e Rimëkëmbjes Ekonomike  ku bashkarisht me ju do të përpiqemi të realizojm kerkesat e juaja,  duke patur parasysh qëndrueshmërin ekonomike dhe stabilitetin makrofiskal  si dhe nevojën për ndihmën që shteti duhet ti jap sektorit privat.

Ne si Ministri por edhe si Qeveri do të bëjmë të pamundërën që ta shpëtojm sektorin privat për të cilën për herë të parë mbas lufte ballafaqohet me probleme për të cilën vështirë e ka të tejkaloj këtë krizë  ekonomike pa mbështetjën e shtetit.

Cdo kërkesë që vjen nga sektori privat pa dallim prodhues, tregtar, shërbime apo agrobiznes ne do të shqyrtojm me prioritet dhe do të marrim vendime të mira për ta.

Të dy palët u dakorduan që të kemi bashkëpunim dhe takime të rregullta për kërkesat specifike që kanë prodhuesit dhe bizneset vendore për rimëkëmbjen sa më të shpejt të ekonomisë së vendit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)