23 Prill 2024

Programi i rimëkëmbjes ndihmon edhe bizneset që kanë qarkulluar miliona euro

Prishtinë, 29 dhjetor - Instituti GAP sot ka publikuar raportin mbi mungesën e qasjes sektoriale në programin për rimëkëmbjen ekonomike.

Raporti argumenton se si pandemia COVID-19 ka goditur në mënyrë jo-proporcionale industri të ndryshme të ekonomisë në Kosovë, dhe meqë vendimet e Qeverisë së Kosovës për kufizim të aktivitetit biznesor dhe lëvizjes së qytetarëve të cilat ishin marrë për të parandaluar përhapjen e virusit nuk janë të njëjta për secilën industri, rrjedhimisht edhe efektet ekonomike dallojnë.

Ndikimi ekonomik i pandemisë sipas GAP ndryshon varësisht prej llojit të industrisë në Kosovë.

Marrë parasysh që masat kufizuese shtetërore të parandalimit të shpërndarjes së virusit nuk janë të njëjta për secilën industri, rrjedhimisht edhe efektet ekonomike ndyshojnë.  

Disa  biznese  që  konsiderohen  me  potencial  të  lartë  të  shpërndarjes  së  virusit  po  qëndrojnë  tërësisht  të  mbyllura  ose  kanë  kufizime  të  hapësirës  së  funksionimit apo orarit të punës.

Në anën tjetër, industri të tjera esenciale ekonomike kanë vazhduar punën përgjatë gjithë pandemisë.

Këto dallime të masave kufizuese ndaj bizneseve reflektohen edhe në performancën ekonomike të shpërfaqur në deklarimin e qarkullimit në Administratën Tatimore të Kosovës.

Duke u bazuar në të dhënat më të fundit të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), raporti tregon se aktivitetet ekonomike me rënien më të lartë të deklarimit të qarkullimit janë industria e arteve, argëtimit dhe rekreacionit (79%), patundshmëria (44%), transporti dhe magazinimi (43%) dhe akomodimi dhe shërbimi ushqimor (37%).

Efektet  ekonomike  ndërmjet  industrive  ndyshojnë  edhe  sa  i  përket  punësimit.  Aktivitetet  ekonomike që janë përballur me më pak kufizime në operim kanë deklaruar më pak rënie të punësimit për dallim nga industritë e tjera.

Numri i punëtorëve në industritë si artet, argëtimi dhe rekreacioni u reduktuan për 83%, transporti dhe magazinimi për  41%,  aktivitetet  e  patundshmërisëpër23%  dhe  aktivitetet  e  tjera  shërbyese  për  13%.  

Në  ndërkohë industritë përpunuese, të ujit, menaxhimi i mbeturinave, dhe industria nxjerrëse kishin ngritje të të punësuarve gjatë periudhes së pandemisë.

Përkundër kësaj, ndihmesat e Qeverisë së Kosovës kanë qenë kryesisht uniforme në të gjitha industritë ekonomike.

Përderisa ndikimi ekonomik vazhdon të jetë joproporcional ndërmjet industrive, ndihmesat qeveritare sipas GAP deri më tani kanë qenë kryesisht të barabarta në të gjitha industritë dhe jo të targetuara në bazë të dëmit ekonomik.

Masa mbështetëse e ndërmarrë nga qeveria me vlerë prej 60 milionë euro dhe më e larta për sektorin privat është shpërndarë në bazë të numrit të punëtorëve të regjistruar dhe jo në bazë të performancës së industrisë.

''Për shembull, janë mbi 7,000 punonjës vetëm nga supermarketet në Kosovë19, për të cilët bizneset mund të përfitojnë nga  subvencionimi  i  MF-së,  ndonëse  kjo  kategori  nuk  është  përballë  me  kufizimet të njëjta sikur kategoritë tjera biznesore sa i përket kohës së operimit'', thekson raporti i GAP.

Ndërsa në rastin e dyfishimit të subvencioneve për bujqësi (pagesave direkte) për përfituesit e përzgjedhur në fillim të vitit, marrë parasysh dhe rëniën më të ulët të këtij sektori gjatë pandemisë (-3%), ndihmesa nga qeveria del të jetë më e mjaftueshme.

Por edhe në këtë rast, ndihma nuk ka qenë proporcionale, dhe nuk ka paraparë kritere që masin se sa janë ndikuar nga rënia e kërkesës kultura të ndryshme bujqësore sikurse mielli, perimet, qumështi, dhe më shumë.  

Kjo qasje sipas GAP rrezikon që rimëkëmbja të vështirësohet te industritë e rëndësishme dhe strategjike të vendit.

Andaj, Instituti GAP rekomandon që Qeveria të merr parasysh industritë që kanë rënie më të lartë dhe të i targetojë ato me fonde të cilat janë proporcionale me dëmin që kanë pësuar,sikurse me politika që ndikojnë veçanërisht në rimëkëmbjen e tyre.

Përderisa vendet në rajon kanë hartuar masa të veçanta për industritë më të prekura nga kufizimet e operimit, ndihmesat e Qeverisë së Kosovës kanë qenë kryesisht uniforme në të gjithë industritë ekonomike, përjashtuar ndihmesat për sektorin privat.

 Kjo qasje rrezikon që rimëkëmbja të vështirësohet te industritë e rëndësishme dhe strategjike të vendit dhe andaj Instituti GAP rekomandon që Qeveria të merr parasysh industritë që kanë rënie më të lartë dhe të i targetojë ato me fonde të cilat janë proporcionale me dëmin që kanë pësuar ato sikurse me politika që ndikojnë veçanërisht në rimëkëmbjen e tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)