23 Mars 2019

Pro Tax 2 një nga projektet më të suksesshme të Ministrisë së Financave

Prishtinë, 8 nëntor - Komiteti Drejtues i Projektit Pro Tax 2 ka mbajtur sot takimin e radhës të kryesuar nga ministri i Financave Bedri Hamza, ku morën pjesë edhe përfaqësuesit e Ambasadës Suedeze në Kosovë, si donatorë kryesorë të këtij projekti.

Në këtë takim u diskutua në lidhje me arritjet e shënuara në hartimin e legjislacionit për tatimin në pronë, informimin e tatimpaguesve, proceset e reja të punës, zhvillimin e sistemit të TI-së si dhe arritjet në komponentët e tjerë të projektit.

Me këtë rast, ministri Bedri Hamza shprehu falënderimet e tij të përzemërta për përfaqësuesit e Ambasadës Suedeze në Kosovë, Agjencinë Suedeze të Tatimeve, Departamentin e Tatimit në Pronë përfaqësuesit e Projektit Pro Tax 2, dhe i siguroi ata se përkushtimi i tij në funksionin e realizimit të objektivave të projektit nuk do të mungojë.

Ministri Hamza dhe përfaqësuesit e Ambasadës Suedeze në Kosovë vlerësuan lartë rezultatet e arritura të Projektit Pro Tax 2, ku sipas tyre është një nga projektet më të suksesshme të Ministrisë së Financave, duke përfshirë reformën e ndërmarrë së fundmi në fushën e tatimit në pronë, me theks të veçantë implementimin e tatimit në toka, si një nga reformat më të rëndësishme për komunat e Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 mars 2019 - Federata e pingpongut të Kosovës në bashkëpunim me Kpp Vitia nën patronatin e Komunës së Vitisë do të organizoj Turneun për senior Flakadani i Karadakut. (Salla e Shkollës së Mesme Teknike 'Jonuz Zejnullahu' në Vitiora, ora 9:30)

- Shoqata "Miqtë e Amerikës" do ta bëjë zëvendsimin e flamurit amerikan te shtatorja e Bill Clintonit në Prishtinë, me një të ri. (Shtatorja e Bill Clintonit, ora 11:00)

- Gjimnazi “Hasan Nahi”, në kuadër të Fondacionit për Arsim dhe Kulturë “Atmosfera”, organizon edicionin e gjashtë me radhë - Garën e Inteligjencës "Eureka 6". (Ambienti i Gjimnazit “Hasan Nahi” në Prishtinë, ora 11:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në shënimin e 30-vjetorit të demostratave të 23 marsit 1989 me nismëtare gratë dhe vajzat e Balajve. (Teatri “Adriana” - Ferizaj, ora 11:00)

- UBT dhe Raiffeisen Bank mbajnë garën më të madhe në vend “Data Science Hackathon”. (Kampusi i UBT-së në Lipjan, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj bënë homazhe te Pllaka Memoriale e ushtarëve të KFOR-it, të rënë gjatë shërbimit në Kosovë. (Sheshi “Nëna Terezë”, ora 12:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj bënë homazhe te Pllaka Përkujtimore me emrat e ushtarëve britanikë, që humbën jetën në shërbim në Kosovë. (Sheshi “Edit Durham”, afër Hotelit Grand, ora 12:10)