28 Mars 2024

Prezantohet raporti vjetor i monitorimit të prokurimit publik

Prishtinë, 7 shkurt - Drejtoresha e Zyrës për Demokraci dhe Qeverisje të USAID-it Christina Davies, së bashku me anëtarin e Bordit të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik Sami Ukën dhe Kryesuesin e Organit Shqyrtues të Prokurimit Blerim Dinën, do të flasë me rastin e prezantimit të raportit vjetor të monitorimit të prokurimit publik, i cili është përgatitur në partneritet me Rrjetin Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese (BIRN).   

USAID-i, përmes aktivitetit të tij Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse, dhe Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese (BIRN) janë bërë bashkë për të vlerësuar prokurimin publik në komuna.  Gjetjet e hollësishme janë të qasshme në vetë raportin e lartpërmendur.     

Raporti në fjalë shqyrton të dhënat empirike të mbledhura mbi numrin e ankesave të paraqitura pranë autoriteteve kontraktuese nga ana e operatorëve ekonomik. 

Të dhënat e mbledhura ndihmuan në analizimin e ndikimit të plotësim-ndryshimeve ligjore të vitit 2016 të cilat drejtuan shqyrtimin e ankesave së pari tek niveli i autoritetit kontraktues dhe më pas tek Organin Shqyrtues i Prokurimit. 

Synimi i plotësim-ndryshimeve ishte zvogëlimi i barrës së vendimmarrjes që i ngarkohej OSHP-së duke i drejtuar ankesat së pari tek autoriteti kontraktues fillestar.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)