19 Prill 2024

Prezantohet analiza e ofrimit të shërbimeve sociale në Kosovë

Prishtinë, 16 mars - Save the Children në Kosovë organizon konferencën për prezantimin e të gjeturave kyçe të Analizës së Situatës të ofrimit të shërbimeve sociale në Kosovë. 

Konferenca, e organizuar në kuadër të projektit "Mbështetje për shërbime më të mira sociale për grupet më të cenueshme", projekt ky i financuar nga Bashkimi Evropian dhe bashkëfinansuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (Sida), implementuar nga Save the Children në Kosovë në partneritet me Qendrën evropiane për kërkime dhe politika të mirëqenies.

Konferenca ofron një mundësi për hartuesit e politikave, ofruesit e shërbimeve, palët e interesit dhe aktorët tjerë për t'u informuar për gjetjet kryesore të Analizës së Situatës dhe për të ndarë përvojat dhe praktikat më të mira në ofrimin e shërbimeve sociale për grupet më të cenueshme në vend.

Konferenca gjithashtu do t'u mundësojë pjesëmarrësve të diskutojnë për opsionet për investime më të mëdha në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve sociale në Kosovë dhe rritjen e qasjes në to për grupet më të cenueshme.

Të pranishëm në këtë konferencë do të jenë edhe Minsitri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Zëvendës-shefi i Seksionit të Bashkëpunimit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Libor Chlad, si dhe zyrtarë përkatës nga Ministria a Punës dhe Mireqenies Sociale të cilët do të prezentojnë rreth mundësisë së përmirësimit të kualitetit të shërbimeve sociale në Kosovë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)