24 Prill 2024

Presidenti Thaçi dekretoi guvernatorin e ri të Bankës Qendrore të Kosovës

Prishtinë, 29 mars - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka dekretuar guvernatorin e ri të Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti.

Presidenti Thaçi ka thënë se Banka Qendrore ka arritur të mbajë stabil sistemin financiar në Kosovë.

“Si institucion rregullativ në sistemin financiar, në përputhje me standardet bashkëkohore, BQK-ja i ka kontribuar zhvillimit dhe rritjes ekonomike”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ndërsa, guvernatori Mehmeti ka thënë se Banka Qendrore i ka mbështetur në vazhdimësi politikat e përgjithshme ekonomike të Qeverisë së Kosovës.

“Ne do ta ruajmë stabilitetin financiar, duke promovuar sisteme të sigurta, efikase dhe të qëndrueshme”, ka thënë guvernatori Mehmeti.

Presidenti Thaçi i ka dëshiruar suksese guvernatorit Fehmi Mehmeti në detyrën e re.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)