18 Prill 2024

Piraeus Bank, mbështet biznesin ballkanik

Athinë, 7 shkurt - Grupi bankar Piraeus Group falë bashkëpunimit me Bankën Evropiane për Investim ka mundur të sigurojë në formë garanti 120 milion euro. Kjo shumë do të shkojë në financimin e biznesit të vogël dhe atij të mesëm në katër shtete ballkanike Shqipëri, Bullgari, Rumani dhe Serbi.

Me synimin e mbështetjes së investimeve të reja Piraeus Bank Group ka planifikuar përdorimin e këtyre kapitaleve për kredi afatmesme dhe afatgjata me kushte tepër konkurruese në treg. Sektorët të cilët do të përfitojnë janë të ndryshëm duke filluar nga ai industrial, shërbime (përfshirë turizmin), agrikulturë, shëndetësi, energjetikë, mbrojtjen e ambientit.

Qëllimi i këtij grupi bankar është prodhimi i sa më shumë përfitimeve thelbësore për kompanitë që do të marrin këto kredi por gjithashtu edhe për ekonomitë lokale. Iniciativa e Piraeus Bank është akoma më e rëndësishme në këtë periudhë, kur shtimi i aktivitetit financues në Ballkan është i domosdoshëm dhe sektorit bankar i duhet të punojë për këtë qëllim.

Ky bashkëpunim me EIB dhe ky grant për rrjetin e Piraeus Bank Group në Ballkan shënon vazhdimësinë e një bashkëpunimi të suksesshëm që dy bankat kanë pasur në Greqi, me një shumë totale prej 150 Milion Euro, të përdorura për financimin e biznesit në këtë vend, si dhe dëshmon rolin e liderit që Piraeus Bank ka në këtë drejtim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)