19 Prill 2024

Përmbyllet me sukses cikli i seminareve me tatimpagues

Prishtinë, 16 nëntor - Administrata Tatimore e Kosovës, ka përmbyllur ciklin e seminareve me tatimpagues në të gjitha regjionet, si: Gjakovë, Prizren, Mitrovicë, Gjilan, Pejë, Ferizaj dhe Prishtinë.

Qëllimi i mbajtjes së këtyre seminareve ishte informimi i tatimpaguesve për aplikimin e ngarkesës së kundërt të TVSH-së, për shërbimet e blera jashtë Kosovës, si dhe aplikimin e ngarkesës së kundërt të TVSH-së, për shërbimet në lëmin e ndërtimit, brenda vendit.

Pjesëmarrësit u njoftuan gjerësisht për mënyrën e aplikimit të ngarkesës së kundërt të TVSH-së, ku prezantimi është bërë edhe me shembuj praktik. Pra, në detaje është sqaruar se kush duhet aplikuar ngarkesën e kundërt të TVSH-së, kur duhet të aplikohet ngarkesa e kundërt për TVSH, si duhet të lëshohet fatura tatimore duke aplikuar ngarkesën e kundërt të TVSH-së, si regjistrohet fatura e tillë nga furnizuesi dhe pranuesi i shërbimit, si bëhet regjistrimi i këtyre transaksioneve në deklaratën e TVSH-së, në Librin e Blerjes dhe në Librin e Shitjes.

Gjatë këtyre seminareve, pjesëmarrësit parashtruan pyetje të ndryshme, lidhur me temat e prezantuara, si dhe pyetje të tjera lidhur me Legjislacionin Tatimor. Për të gjitha pyetjet e parashtruara nga pjesëmarrësit, janë ofruar përgjigje adekuate nga prezantuesit e temave në seminar.

Në këto seminare numri i pjesëmarrësve ishte mjaft i lartë, ku pjesëmarrës ishin: organizata biznesi, OJQ apo përfaqësues të tyre, përfaqësues të njësive të përhershme, kontabilistë dhe qytetarë të interesuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)