29 Shtator 2020

Përgatitet realizimi i tërheqjes së 10-përqindësisht nga Trust-i

Prishtinë, 12 gusht - Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti dhe ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, zhvilluan sot një takim virtual me drejtuesit e TRUST-it, me të cilët biseduan rreth ecurisë së përgatitjeve për realizimin e tërheqjes së 10-përqindësisht nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Kryeministri Hoti kërkoi nga drejtuesit e TRUST-it që aspektet teknike dhe procedurat e tërheqjes së mjeteve jenë të sigurta dhe transparente për qytetarët, të cilët dëshirojnë t’i tërheqin mjetet e tyre.

Ndërsa, ministrja Bajrami u angazhua që procesi të jetë i thjeshtë dhe pagesat të kryhen sa më shpejt, pas kalimit të Ligjit për rimëkëmbjen ekonomike në Kuvendin e Kosovës.   

Po ashtu, kryeministri Hoti dhe ministrja Bajrami patën një takim edhe me drejtuesit e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, nga të cilët u kërkua që ky institucion t’i mbështesë bizneset me rreth 40 milionë euro pas miratimit të Ligjit për rimëkëmbjen ekonomike.

Kryeministri Hoti tha se është koha të mbështeten të gjitha bizneset, sidomos ato të sektorit të bujqësisë dhe bizneseve prodhuese të orientuara në eksport. Qeveria e Kosovës do t’i mbulojë shpenzimet e administrimit të këtyre fondeve.

Po ashtu, Qeveria do të bashkëpunojë me Bankën Qendrore të Kosovës, me bankat komerciale, me asociacionet e biznesit, odat e ekonomike etj., me qëllim që ky proces të sigurojë gjithëpërfshirje, transparencë dhe qasje më të lehtë dhe me kosto me të ulët të bizneseve në këto kredi. 

Këto nisma dhe instrumente financiare të propozuara dhe të mbështetura nga Qeveria e Kosovës janë ndërmarrë me qëllim që qytetarëve dhe bizneseve t’u krijohet mundësia e qasjes në burimet financiare për tejkalimin e gjendjes ekonomike të krijuar si pasojë e pandemisë COVID 19.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 Shtator 2020

- Ambasadori Tomash Sunjog, Shef i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë do ta zhvillojë një vizitë në Mitrovicë ku do te takohet me Kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Jugut. (Zyra e Kryetarit të Komunës se Mitrovicës së Jugut, ora 8:55 - mundësi fotografie)

- Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim përpunuesit e qumështit. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti bashkë me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa si dhe Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi do të mbajnë konferencë bashkë me përfaqësuesit e sektorit të qumështit. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:30)

- Ambasadori Tomash Sunjog, Shef i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë do ta zhvillojë një vizitë në veri të Kosovës. (Ndërtesa e komunës së Mitrovicës së Veriut, ora 9:55 - mundësi fotografie)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën so të behët shqyrtimi i Raportit të Auditimit për Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministrinë e Tregëtisë dhe Industrisë dhe Ministrinë për Komunitete dhe Kthim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, organizon konferencë për media me rastin e shpalosjes së koleksionit të Librave të Edukimit Financiar për nxënësit e shkollave fillore klasat 1-5 të arsimit fillor, si dhe ceremoninë e nënshkrimit të MOU-së mes BQK-së dhe MASH-it për përfshirjen e edukimit financiar në kurrikulën shkollore. (Objekti i BQK-së, ora 10:00)

- Mbahet seanca e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 10:00)

- Bëhet promovimi i librit “Çelësi i suksesit në karrierë dhe zhvillim të personalitetit është aftësia gjuhësore” me autorë Manfred G. Raupp, Dardan Velija dhe Peter Hartman. (Rektoratin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina', ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e nëntë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në objektin e ri të komunës, ora 10:00)

- Ambasadori Tomash Sunjog, Shef i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë mban konferencë për shtyp. (Shtëpia e Evropës, Mitrovica e Veriut, ora 11:15)

- Institucioni i Avokatit të Popullit organizon dorëzim - pranimin e detyrës nga Avokati i deritanishëm i Popullit, Hilmi Jashari tek Avokati i ri i Popullit, Naim Qelaj. (Zyra qendrore e Institucionit të Avokatit të Popullit, ora 11:00)

- Ambasadori Tomash Sunjog, Shef i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë viziton kampusin e IBCM në veri. (Kampusi IBCM në veri, ora 11:40 - mundësi fotografie)

- Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Zemrës, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, do të merr pjesë në aktivitetin sensibilizues, të organizuar nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe QKMF në bashkëpunim me IRSHP. (Sheshi i Lidhjes në Prizren, ora 12:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. (Selia Qendrore, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim në të cilën do të behët rishqyrtimi i Planit të Punës së Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 12:00)

- Ambasadori Tomash Sunjog, Shef i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë viziton në hallën e sporteve të Mitrovicës së Veriut. (Halla e sporteve, Mitrovica e Veriut. ora 12:25 - mundësi fotografie)

- Me rastin e shënimit të “Javës së Rinisë”, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në aktivitetin e organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport,  ku do të bëhet shpërndarja e broshurave vetëdijesuese “Vendose Maskën dhe Festo”. (Sheshi "Shatërvan" në Prizren, ora 12:30)

-  Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis shqyrton në parim i Projektligjin për ndryshim plotësimin e Ligjit për Automjete. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Qumshtarët e Kosovës do të mbajnë protestë, duke parakaluar me cisterna të qumështit nga parkingu i Pallatit të Rinisë, nëpër rrugën Garibaldi, perskaj Katedrales, tek Menza e Studentëve e deri tek Qeveria e Kosovës. (Parkingu i Pallatit të Rinisë, ora 13:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë e Sportit, Vlora Dumoshi raporton para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

- Ministri i Drejtësisë Selim Selimi raporton para Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit lidhur me Projekt Kodin Civil të Republikës së Kosovë dhe  i Projektligjit për Tokën Ndërtimore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:00)

- Ushtrues i Detyrës së Inspektoratit Policor Kushtrim Hodaj raporton para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 13:00)

-  Komisioni për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media shqyrton në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Festat Zyrtare dhe hqyrtimi i ndryshimit dhe plotësimit të Ligjit për Zyrtarët Publik, sipas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 13:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi zhvillon vizitë në Komunen e Vitisë. (Kabineti i Kryetarit të Vitisë, ora 13:30)

- Qumështarët e Kosovës do të mbajnë një konferencë për shtyp për të shpjeguar kërkesat e tyre dhe veprimet e mëtutjeshme. (Tek Qeveria e Kosovës, ora 14:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi viziton punimet në lumin "Morava e Binqes". (Viti, ora 14:10)

- Në Gjykaten e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë do të mbahet paraqitja e parë e Nasim Haradinajt. (https://www.scp-ks.org/sq/transmetimora, ora 15:00)