20 Prill 2024

Përditësohet Lista shtetërore e mallrave të kontrolluara strategjike

Prishtinë, 15 maj - Kabineti qeveritarë është informuar me Raportin e punës së zëvendësministrave të Qeverisë, i cili është përgatitur nga raportet e pranuara nga secili zëvendësministër.

Në bazë të raportit është vlerësuar se ka pasur angazhim konkret të zëvendësministrave dhe është dëshmuar se ata janë në nivel të përgjegjësive të tyre. Kryeministri ka kërkuar që të vazhdohet me angazhimin e tyre në punë me qëllim të çuarjes përpara të proceseve të rëndësishme për vendin tonë.

Kabineti qeveritar është informuar edhe për vizitën delegacioni të gjerë të shtetit të Iowas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë qëndrimit në Kosovë, ky delegacion përveç takimeve me krerët institucional, ka arritur gjithashtu të nënshkruaj një ser marrëveshjes në sektor të ndryshëm, veçmas në atë të arsimit, marrëveshje këto të rëndësishme për vendin.

Kryeministri Haradinaj ka kërkuar nga secili institucion që ka qenë i përfshirë në këto marrëveshje të jenë në gjendje gatishmërie për t’i zbatuar ato.

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar Koncept dokumentin për vlerësimin e ndikimit në mjedis. Qëllimi kryesor i këtij Koncept dokumenti është të verifikojë ndryshimet e fundit të legjislacionit evropian dhe të balancojë detyrimet e Kosovës që rrjedhin nga Marrëveshja për Stabilizim Asociim dhe përputhjen me legjislacionin e BE-së.

Edhe Koncept dokumenti për Filarmoninë, Operën dhe Baletin e Kosovës, ka marr miratimin në mbledhjen e sotme të Qeverisë. Koncept dokumenti synon që nxisë krijimin dhe zhvillimin  e politikave, ambientit, mekanizmave dhe infrastrukturës kulturore me qëllim të krijimit të kushteve adekuate teknike dhe profesionale.

Një prej çështjeve më të rëndësishme në këtë kuadër është mbështetja e institucioneve publike të kulturës, si parakusht të përmbushjes së misionit të këtyre institucioneve.

Kabineti qeveritar ka miratuar përditësimin e Listës shtetërore të mallrave të kontrolluara strategjike, përfshirë edhe Listën evropiane të mallrave me përdorim të dyfishtë, Listat e përbashkëta ushtarake dhe mallrat që vihen nën kontroll për shkaqe të sigurisë kombëtare, politikës së jashtme, sigurisë publike ose për arsye të të drejtave të njeriut.

Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për themelimin e Ndërmarrjes së Re Energjetike të Kosovës Sh.A, në të cilën aksionare do të jetë Qeveria e Kosovës.

Raporti vjetor i statistikave zyrtare për vitin 2017, ka marr gjithashtu miratimin e Qeverisë në mbledhjen e sotme. Raporti do të përcillet në Kuvendin e Kosovës për shqyrtim dhe miratim.

Me vendimin e miratuar sot nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Drejtor i Agjencinë Qendrore të Prokurimit është emëruar Behxhet Rukiqi.

Ndërsa, Drejtoreshë e përgjithshme në Drejtorin e Akreditimit të Kosovës në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, është emëruar Nexhmije Selimi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)