09 Korrik 2020

Përderisa Kosovën e ka kapluar kriza politike shtetet tjera mendojnë për ekonominë

Prishtinë, 25 mars - Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu ka shkruar se përderisa në Kosovë kriza ekonomike e shkaktuar nga virusi Korona po vazhdon te shoqërohet me një krizë të thellë politike, vendet tjera kanë filluar të mendojnë strategjinë dalëse nga kjo situatë.

Strategjia dalëse sipas tij synon të menaxhojë situatën #postcorona dhe të sanojë dëmet e përgjithshme ekonomike të shkaktuara nga kjo pandemi.

Gërxhaliu ka deklaruar se te gjitha vendet e botës të goditura nga koronavirusi e kanë vetëm një front atë se si të minimizohen pasojat nga ky virus.

"Kosova ballafaqohet edhe me jo stabilitet politik e me mocion për qeverinë, jo stabilitet ekonomik , mungesë të pakos emergjente për sektorin privat si dhe me një ndjenjë psikologjike që e rritë panikun dhe frikln tek qytetarët."

"Duhet me urgjencë të mshteten aktivitetet ekonomike dhe të mos paralizohet sektori privat aty ku ka mundësi për veprim. Edhe disa ditë është fundi i muajit dhe duhet të kryhen pagat për të punesuarit në sektorin privat."

"Do të jetë mjaft  sfiduese për pronarët e këtyre ndërmarrjeve dhe ata duhet të mbështeten. I mirëpres vendimet e qeverisë për të mbështetur ekonominë vendore, por një fondë emergjent është me se urgjent për pagat në sektorin privat", tha ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 Korrik 2020

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët votimi dhe shqyrtimi i disa Projektligjeve për ratifikimin e Marrëveshjeve ndërkombëtare. (Salla e Kuvendit, ora 10:00)

- Komuna e Prizrenit bën përurimin e stadiumit në Sërbicë të Poshtme, projekt i realizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ku do të jetë i pranishëm kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e DKRS-së, Emilija Redzepi. (Nisja do të bëhet nga Shtëpia e Bardhë në Prizren, ora 10:30)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët  votimi i Propozim rezolutës nga Raportimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe debati parlamentar lidhur me dialogun Kosovë - Serbi. (Salla e Kuvendit, ora 10:30)

- Në nderim të ushtarit amerikan Alexander Blake Klass, 20 vjeçar nga Willamina e Oregonit, që ka humbur jetën në një incident, që nuk kishte të bënte me veprim të armatosur, Shoqata "Miqtë e Amerikës" do ta ulin në gjysëm shtizë flamurin amerikan. (Sheshi “Bill Clinton” në Prishtinë, ora 11:00)

- Mbahet Seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në të cilën flet Albulena Haxhiu. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Rahovecit, në të cilën do të behët shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim vendimit për bartjen e mjeteve nga rezervat e buxhetit komunal, nga kategoria pozicionit të pagave në kategorinë e Investimeve Kapitale. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në objektin e ri të komunës, ora 14:00)

Mbledhja do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në objektin e ri të komunës.

- Mbahet një takim pune i organizuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit në të cilin do të diskutohet dokumenti - Plani Hapësinor i Parkut Kombëtar Bjeshkët e Nemuna. (Ndërtesa e re e Qeverisë ish-Rilindja, salla e konferencave, kati XVIII, ora 15:00)