12 Prill 2021

Pasuria e miliarderëve gjatë pandemisë u rrit për 54 për qind

New York, 6 prill - Pasuria e miliarderëve gjatë pandemisë së koronavirusit është rritur për katër trilionë dollarë.

Një raport nga Instituti për Studime Politike që u botua në portalin "Business Insider", thotë se nga 18 mars 2020 deri më 18 mars 2021, pasuria e 2.365 miliarderëve u rrit me 54 për qind, pra për katër trilionë dollarë.

Raporti thekson se vetëm 20 miliarderët më të pasur tani janë edhe më të pasur për 742 miliardë dollarë, një rritje prej 68 për qind.

Gjithashtu, në një raport tjetër nga organizata ndërkombëtare Oxfam botuar në fillim të vitit 2021, thuhet se miliarderët janë më të pasur me rreth 3,9 trilionë dollarë.

Në raport theksohet se këto para do të ndihmonin që askush të mos mbetej i varfër nga pandemia e koronavirusit, si dhe do të mund të bliheshin vaksina të mjaftueshme për të gjithë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 Prill 2021

- Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës hap Ekspozitën “Vullkani” i Republikës, për nder të 40 Vjetorit të demonstratave të Viti 1981, dhe Ekspozitën “70 Vjet Arkiv”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 10:00)

- Myftiu Naim Tërnava do të japë mesazhin me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit. (Selia e Kryesisë së BIRK-ut, ora 11:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media, në oborrin e Kuvendit të Kosovës, hyrja nga sheshi qendror. (Oborri i Kuvendit të Kosovës, hyrja nga sheshi, ora 11:30)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Sevil Limani-Kazaz, do të bëjnë lansimin e projektit “View Point”. (Afërsi të fshatit Jabllanicë, ora 12:00)