19 Prill 2024

Papunësia në Bashkimin Evropian u rrit në 7.3 për qind

Bruksel, 4 mars - Zyra e Statistikave të Bashkimit Europian ka njoftuar se shkalla e papunësisë në BE u rrit në 7.3 për qind në janar, nga 6.6 për qind nga viti në vit.

Shkalla e papunësisë në Eurozonë u rrit gjithashtu nga 7.4 për qind në 8.1 për qind në muajin e parë të vitit 2021 mbi bazë vjetore, thuhet në njoftimin e Eurostat.

Eurozona ose ZE19 përfaqëson vendet anëtare që përdorin monedhën e vetme - euro, ndërsa BE27 përfshin të gjitha vendet anëtare të bllokut.

Eurostat tha se gati 15.7 milionë persona në BE27, përfshirë 13.28 milionë në Eurozonë janë të papunë që nga janari.

Numri i personave të papunë u rrit me 29 mijë në bazë mujore duke u rritur me 1.46 milionë mbi bazë vjetore në janar në të gjithë bllokun.

"Përhapja e COVID-19 dhe masat e zbatuara për të luftuar atë kanë shkaktuar një rritje të mprehtë të numrit të kërkesave për përfitime të papunësisë në të gjithë BE-në", thuhet më tej.

Ndërkohë, ka rreth 2.93 milionë të papunë të moshës nën 25 vjeç në BE në janar, duke çuar në 16.9 për qind normën e papunësisë tek të rinjtë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)