28 Mars 2024

Pandemia e godet rëndë ekonominë ruse, e kthen një vit e gjysmë mbrapa

Moskë, 12 nëntor - Zëvendëskryeministri rus, Andrei Belousov, është shprehur se Pandemia e koronavirusit ka ndikuar negativisht në ekonominë ruse, duke e kthyer ekonominë një vit e gjysmë mbrapa.

Belousov, thotë që efektet negative të pandemisë në ekonominë ruse do të shfaqen edhe gjatë dy viteve të ardhshme.

Në lidhje me vështirësitë ekonomike me të cilat pritet të përballet Rusia, Belousov u shpreh se për vitin 2021, Rusia duhet që zvogëloj shpenzimet dhe investimet më qëllim që të zvogëloj deficitin buxhetorë, i cili këtë vit pritet të jetë më i madh sesa parashikimet.

Rusia gjatë këtij viti kishte rënie te të hyrave si pasojës e krizës së shkaktuar nga pandemia dhe si rrjedhojë e çmimeve të ulëta dhe zvogëlimit të prodhimit të naftës dhe gazit.

Deri sa në njërën anë kishte rënie te të hyrave, në anën tjetër kishim rritje të madhe të shpenzimeve për mbështetje të bizneseve dhe popullsisë të goditur nga pandemia, çka ka ndikuar në rritjen e deficitit buxhetorë.

Rënia e të hyrave dhe rritja e shpenzimeve ka ndikuar në rialokim rekord të fondeve të buxhetit të paraparë për vitin 2020. Deri me tani, në tetor, u është ndryshuar destinacioni rreth një të tretës së alokimeve të parapara sipas buxhetit të vitit 2020.

Projeksionet e buxhetit të Rusisë për vitin 2021 nuk janë shpresëdhënëse, tani më është duke u diskutuar që të ketë zvogëlim të shpenzimeve për të gjithë sektorët.

Sektori i mbrojtjes është një nga sektorët që pritet të ketë zvogëlim të konsideruar të buxhetit, gjë që ka shkaktuar kritika të mëdha tek ushtaraket dhe politikanet me qasje ekspansioniste.

Shpenzimet e mbrojtjes për vitin 2021 pritet të bijën në 2.5% të Produktit të brendshëm bruto.

Vlen të ceket se në vitin 2011 shpenzimet për sektorin e mbrojtjes në Rusi ishin rritur duke arritur në 3.4% të PBB, çka e kishte shtyrë ministrin e financave, Alexei Kudrin të jap dorëheqje.

Ish-ministri Kudrin, i cili në vitin 2011 ishte kundër rritjes së shpenzimeve të mbrojtjes në 3.4% të PBB, tani thotë që zvogëlimi i shpenzimeve ushtarake në 2.5% të PBB është shumë i madh dhe pritet të ketë ndikime negative në Forcat e armatosura ruse.

Zvogëlimi i buxhetit për Ushtrinë ruse pritet të ketë ndikim të menjëhershëm, si në forcat e armatosura ashtu edhe në industrinë ushtarake ruse, e cila edhe ashtu është në krizë të madhe, si pasojë e borxheve të mëdha ndaj bankave komerciale.

Zvogëlimi i buxhetit për sektorin e mbrojtjes, pritet të ndikoj në zvogëlimin e agresivitetit rus, kundër shteteve fqinje dhe rajoneve ku Rusia ka interesa për të shtrirë ndikimin e saj. Një nga rajonet ku Rusia ka bërë të ditur se ka interesa është edhe rajoni i Ballkanit, andaj çdo zvogëlim i ndikimit rus në rajonin tonë pritet pasqyrohet me rritje të sigurisë dhe stabilitetit, në tërë rajonin e Ballkanit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)