27 Prill 2018

Panairi “ Prishtina 2018” qendër e promovimit të vlerave në Ballkan

Prishtinë, 16 prill – Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) mbajti konferencë për media lidhur me panairin e përgjithshëm ndërkombëtar “Prishtina 2018”, i cili do të mbahet prej datës 18-21 Prill 2018.

Në konferencë u tha se ky panair i cili organizohet për të nëntëmbëdhjetën herë  ka rëndësi jo vetëm për vendin , por edhe për rajonin e më gjerë sepse i jep rëndësi ekonomike, strategjike, integruese, sociale dhe mbi të gjitha është hap i fortësimit të partneritetit ndër-rajonal si dhe përmirëson imazhin dhe perceptimin rreth shtetit tone.

Kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu, tha se pjesëmarrja e  174 kompanive nga vende të ndryshme dëshmon fuqinë integruese të këtij panairi.

Ai  tha se ky panair do ta shëndrroj Prishtinën në një kryeqytet të rajonit pasi është  panairi më i madhi në Ballkan.

“Panairi po rritet dhe promovohet me shtetin. Panairi ka multidimensionalitet, është i rëndësisë së pakontestuar në integrim .Vet fakti që kemi 174 kompani, e dëshmon fuqinë dhe rolin promovues të panairit në fjalë. Kemi një ndarje pothuajse proporcionale, ku 88 kompani janë vendore dhe 86 nga vende të rajonit dhe më gjerë, i jep panairit atë epilogun që e arsyeton të jetë ndërkombëtarë, dhe gjithsej i kemi 174 kompani që një numër i tillë, definitivisht me datën 18-21 prill 2018, Prishtinën do ta shndërrojë në qendër të promovimit të vlerave ekonomike në Ballkan dhe më gjerë”.

“Në këtë përbërje prej 174 kompani, janë me të vërtetë një numër shumë i madh i kompanive të rajonit, por kemi edhe nga vende të ndryshme. Kompani vendore janë 88, nga Serbia dhe veriu i kemi 70, nga Austria i kemi 6 po që nga sot janë 7, nga Turqia 2, nga Gjermania 2, nga Çekia 1, nga Italia 2, Kroacia, Zvicra dhe Shqipëria që e përbëjnë totalin prej 174 kompanive”, tha ai.

Gjithashtu Gërxhaliu kërkoi nga komuna e Prishtinës që ta pastrojë rrugën që dërgon në panair, për shkak se aty ka shumë mbeturina.

Kryetari i OEK-ut e komentoi edhe pjesëmarrjen e Shqipërisë me vetëm një kompani.

“Duhet të mendojmë çka po ndodh me bashkëpunimin ekonomik mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ata si duket janë të gatshëm që të bashkëpunojnë me të tjerët dhe jo meKosovën . Gara më e madhe po bëhet si duket për të shtuar barriera e jo për të eliminiuar barrierat”, shtoi ai.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Prill 2018 - Ministria e Zhvillimit Ekonomi organizon konferencë për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Vajzave në TIK. (Ndërtesa e AUK, rruga për Gërmi, ora 9:00)

- Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës do të vendos lule tek përmendorja dedikuar personave të zhdukur. (Përballë Kuvendit të Kosovës, ora 9:30)

- Mbahet ushtrimi i fundit i Shpatës së Argjendtë i cili do të zhvillohet në praninë e Vizitorëve të shquar dhe kryetarëve të të gjitha institucioneve pjesëmarrëse (Kampin Pomozatin, ora 9:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:30)

- Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të mabahet debat parlamentar për personat e pagjetur. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

 - Kryeministri Ramush Haradinaj bënë homazhe në nderim të viktimave në Kompleksin Memorial në Mejë, Komuna e Gjakovës. (Kompleksi Memorial në Mejë, Komuna e Gjakovës, ora 11:40)

- Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në bashkëpunim me Këshillin Koordinues të Asociacioneve Familjare te të Zhdukurve të Kosovës organizon tubimi përkujtimor. (Kompleksi Memorial në Mejë, Komuna e Gjakovës, ora 12:00)
 
- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Tubimin Qendror Përkujtimor në Kompleksin Memorial në Mejë, Komuna e Gjakovës. (Kompleksi Memorial në Mejë, Komuna e Gjakovës, ora 12:00)

- Mbahet ushtrimi i fundit i Shpatës së Argjendtë i cili do të zhvillohet në praninë e vizitorëve të shquar dhe kryetarëve të të gjitha institucioneve pjesëmarrëse. (Aeroporti Ushtarak në Sllatinë, ora 12:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në Tubimin Përkujtimor në Kompleksin Memorial në Meje të Gjakovës. (Meje të Gjakovës, ora 12:00)

- Në vazhdën e aktivitetit “Ditët e Kuvendit”, të premten, më 27 prill 2018, mbahet takimi i deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës me qytetarë të Prizrenit. (Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”, Prizren, ora 14:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në takimin e liderëve rajonalë që mbahet në Shkup, në kuadër të procesit të Brdo Brijunit. (Shkup, ora 16:00)

- Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut organizon aksionin simbolik me rastin e Ditës Kombëtare për Personat e Pagjetur. (Sheshi Ibrahim Rugova, ora 20:00)