25 Prill 2024

Pajtohen te nënshkrujnë marrëveshjen për eliminimin e tatimit të dyfishtë

Prishtinë, 29 nëntor - Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim shefen e Ambasadës së Luksemburgut Anne Dostert, të cilën e falënderoi për kontributin dhe bashkëpunimin e saj të ngushtë me Institucionet e Kosovës, në veçanti për përkrahjen e Kosovës nga shteti i Luksemburgut, si dhe shprehi bindjen se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmen.

Ministri Hamza e njoftoi Shefen e Ambasadës së Luksemburgut Dostert për të arrititurat gjatë këtij 3 mujori, për planet dhe strategjitë për vitin 2018, për Buxhetin e vitit 2018, si dhe për prioritetet e Qeverisë dhe planin e adresimit të sfidave në fushën e ekonomisë për ruajtjen e rritjes ekonomike dhe ruajtjen e indikatorëve makro fiskal, si dhe për përkushtimin në fuqizimin e sektorit privat si bartës të rritjes ekonomike në vend.

Ndërsa, shefja e Ambasadës së Luksemburgut Anne Dostert e falënderoi Ministrin Hamza për pritjen dhe shprehi gatishmërinë e shtetit të saj për zgjerimin e bashkëpunimit me Kosovën në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, veçanërisht në fushën e zhvillimit ekonomik.

Ministri dhe Ambasadorja diskutuan gjithashtu edhe për rëndësinë e nënshkrimit të Marrëveshjes për eliminimin e tatimit të dyfishtë ndërmjet dy vendeve, gjë që dëshmon për thellimin e bashkëpunimit edhe më të madh në mes të dy shteteve tona, në raporte diplomatike, motivim të investimeve në dy shtetet, shkëmbimin e përvojave për dy administrata tatimore. 

Po ashtu u bë e ditur se kjo marrëveshje pritet të nënshkruhet së shpejti në Luksemburg.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)