23 Prill 2024

OSHP ka mungesë te konsistencës në vendimmarrje

Prishtinë, 5 nëntor - Demokraci Plus (D +) mbajti një tryezë diskutimi ku publikoi raportin “Roli i Organit Shqyrtues të Prokurimit në mosefikasitet në prokurim publik”. D+ka analizuar të gjitha vendimet e Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) për periudhën qershor 2018 – maj 2019.

Njëra nga të gjeturat kryesore është mungesa e konsistencës në vendimmarrje, e cila zvogëlon besimin në vendimet e OSHP-së.

 E gjetur tjetër është se OSHP në përgjithësi injoron ligjet tjera të aplikueshme, siç është Ligji i Punës dhe kjo krijon probleme për tenderët për sigurim fizik dhe pastrim të objekteve ku punëtorët janë tënënpaguar dhe punojnë me orar tëtejzgjatur.

Zonja Christine Danton nga USAID theksoi nevojën që të rritet besimi në institucionet e Kosovës dhe që OSHP të rrisë konsistencën në vendimmarrje.

Ajo theksoi gjithashtu që shpreson që qeveria e re tëzgjedhë dy anëtarët tjerë të OSHP.

Kryetari i bordit të OSHP-së, Blerim Dina pranoi që ka jokonsistencë në vendimmarrje dhe tregoi hapat që do të marrë OSHP për të përmirësuar këtë.

Ai tha që tani të gjithë ekspertët që bëjnë ekspertizat e tyre kanë format e caktuaratë cilat duhet ti plotësojnë.

Dina theksoi se janë duke marrë hapa për të përmirësuar konsistencën pasi kjo po shihet si vrimë e zezë për OSHP-në.

Paneli shqyrtues i OSHP-së përballet me shumë rekomandime të gabuara nga ekspertët shqyrtues, të cilët bëjnë gabime duke filluar nga llogaritje të thjeshta matematikore e deri te gabimet ku deklarojnë se disa dokumente nuk janë kërkuar në dosje të tenderit.

D+ thekson se ky është një problem i madh për OSHP-në dhe duhet të merren masa që të rishikohen të gjitha rekomandimet e ekspertëve shqyrtues.

Gjatë diskutimit,një tjetër problem u prezantua në lidhje me listën e zezë joefektive për kompanitë që shkelin ligjin. D+ ka gjetur se kompanitë e vendosura në listë të zezë po janë të lira që të ofertojnë në tenderë tjerë, ndërsa ligji thotë që kompanitë në listë të zezë nuk kanë të drejte të ofertojnë gjatë kohës që janë në këtë listë.

Në fund, D+ i rekomandoi OSHP-së që të marrë masa për t’i përmirësuarvendimet e OSHP-së. D+ i rekomandoi OSHP-së që tëauditojë të gjitha rekomandimet e ekspertëve, të krijojë njëdatabazë të vendimeve të mëhershme dhe të përdorë databazën nga D+ në mënyrë që të përmirësojë situatën në lidhje me vendimet jokonsistente.

Një rekomandim tjetër ishtë që OSHP të publikojë të gjitha ankesa, rekomandimet e ekspertëve dhe dokumentet tjera nëuebfaqen e OSHP-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)