29 Mars 2024

OKB kërkon 22.5 miliardë dollarë për ndihmat për 2018-n

New York, 2 dhjetor - Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare ka kërkuar një shumë rekord prej 22.5 miliardë dollarë amerikanë për vitin 2018 për të ndihmuar njerëzit në nevojë në mbarë botën.

Nevoja për ndihmë kaq të madhe vjen për shkak të konflikteve, fatkeqësive natyrore, epidemive dhe shpërnguljeve të popullsisë.

Këto fonde synojnë të ndihmojnë 91 milionë njerëz me ushqim, strehim, kujdes shëndetësor dhe ndihma të tjera bazë, tha zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric.

Sipas organizatës, ndihmat do të shkojnë për Afganistanin, Kamerunin, Republikën e Afrikës Qendrore, Çadin, Haitin, Irakun, Libinë, Malin, Mianmarin, Nigerinë, Sudanin e Jugut, Sirinë dhe Jemenin.

Koordinatori i Ndihmës i OKB-së, Mark Lowcock, theksoi se investimi në planet e koordinuara të reagimit ndaj emergjencave, ndihmon për të dhënë rezultate të prekshme dhe të matshme dhe ka dëshmuar sukses deri tani. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)