29 Mars 2024

OEK-u dhe APIK-u nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

Prishtinë, 3 mars  – Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Besim Beqaj dhe drejtori i Agjencisë për Promovimin e Investime të Kosovës, Mustafë Hasani nënshkruan sot marrëveshje bashkëpunimi me te cilën thellohet dhe zgjerohet bashkëpunimi i këtyre dy subjekteve ne lëmine e promovimit te investimeve.
 
Kryetari Beqaj me kete rast theksoi se OEK eshte shume e interesuar qe te bashkepunoje me te gjitha institucionet relevante te cilat  bëjnë promovimin e investimeve te huaja ne Kosove .
 
“Ne si OEK jemi edhe ne Bordin Këshillëdhënës te Agjencisë për promovim te investimeve dhe jemi dakorduar edhe me drejtorin, por edhe me ministrin me here,  te kemi takime me te shpeshta qe ta funksionalizojmë me mire agjencinë, ne mënyrë qe i gjithë aktivitetet te shkon ne një pike te promovimit te investimeve ne Kosove.  Memorandumi për Bashkëpunim te cilin sot e nënshkruajmë ka një synim shume te fokusuar,  qe te jemi te dakorduar ne prioritetet per te promovuar investimet e huaja ne Kosove dhe per te promovuar Kosovën si brend”.
Kryetari Beqaj theksoi se ne këtë vit OEK-u nga prioritetet e saja e ka promovimin e Kosovës si brend.
“Ky është një projekt qe neve jemi duke bashkepunuar me disa bashkepuntor tone gjerman, me institucione gjermane, por qe njekohesisht eshte dhe prioritet shume i fuqishem i Agjencionit qe eshte realisht detyra kryesore e agjencisë. Kemi menduar qe me këtë memorandum ti bashkojme te gjitha resurset humane te cilat i kemi, qe te jemi sa mire te organizuar, qofte ne prezantim te investimeve  jashtë apo edhe dheniet e informacioneve te rregullta për mundësitë për investim, për mundësit e zhvillimit ekonomik dhe krijimit te partneriteteve ekonomike te Kosoves me vendet e tjera”.
Mustafë Hasani, drejtori i APIK-ut theksoi se me OEK-un kane pas bashkëpunim edhe me parë ne lëmine e  promovimit te investimeve, te organizimit te takimeve me bizneset ,panaireve te ndryshme por se qëllimi i nënshkrimit te këtij memorandumi është  qe te zgjerohen fushat e veprimit te përbashkët dhe njëkohësisht te konkretizojmë ne menyre pak me te detajuar se cilat do te jene ato bashkepunime dhe bashkerenditja e aktiviteteve ne mes te Agjencite per promovimin e investimeve dhe OEK-ut.
“Ne bashkërisht kemi marr pjese ne shume promovime qe kane ndodh edhe vitet e kaluara.  Kësaj rradhe jane disa prej mundesive me te mira ne kontekst te promovimit te Kosoves ne perputhje me mbështetjen qe po jepet nga Banka Botërore. Ne me OEK-un  do te shikojmë se cilat do te jene mundesite tona qe vërtet  te përcaktojmë  vendet potenciale për investime dhe pastaj sektorët qe mund jene brenda ketij vendi dhe ne fund kompanitë me interesante për bashkëpunim. Gjithashtu  do te shikojmë dhe cilat janë kompanitë tona te cilat kane potencial dhe mund të realizojnë bashkëpunim me kompanitë e huaja dhe e gjithe kjo eshte ne kontekstin e promovimit me te mire te Kosoves ne tregjet e investimeve”.
Hasani me këtë rast theksoi se do te shikohen mundësit e zhvillimit te mëtejshme te aktiviteteve promovuese përmes panaireve përmes konferencave dhe përcaktimin e sektorëve dhe kompanive te cilat mund te janë interesante për investime ne Kosove.
 
Promovimi i investimeve te huaja ne Kosove, ndryshe është nder prirotetet kryesore te aktivitetit te OEK-ut.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)