25 Qershor 2018

OEK prezanton barrierat e i të bërit biznes dhe politikat fiskale

Prishtinë, 14 qershor - Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) me qëllim avancimin e partneritetit publiko-privat, pas realizimit të studimit mbi identifikimin e fyteve të ngushta dhe ambientit të të bërit biznes në Kosovë, organizon sot konferencën me temën: Dialogu dhe ambienti i të bërit biznes-politikat fiskale”.

Qëllimi kryesor i kësaj konference është që të diskutohet me komunitetin e biznesit mbi sfidat dhe mundësitë që kanë në rritje dhe zhvillim të tyre, duke synuar përmes kësaj rritjen e aftësive konkurruese të ndërmarrjeve tona dhe ndjekja e trendit të vendeve të rajonit, me synim rritjen e vëllimit të eksportit.

Ndërmarrësia kosovare në dekadën e parë të pavarësisë është përballur me sfida të mëdha, megjithtë mungesa e furnizimit të rregullt dhe stabil me energji elektrike, pasuar nga kostoja e lartë e energjisë elektrike dhe konkurrenca jo lojale nga ekonomia e hirtë po qëndrojnë në top tre barrierat e të bërit biznes në vendin tonë për vite me radhë.

Konferenca ku prezantohen rezultatet e fyteve të ngushta në këto katër vitet e fundit është bërë mbledhja më e rëndësishme vjetore në sferën e ekonomisë në Kosovë, si për ekspertët dhe institucionet që promovojnë ambientin e të bërit biznes në vendin tonë, poashtu edhe për biznesert të cilat janë edhe shtylla e ekonomisë së vendit tonë.

OEK përmes këtij diskutimi synon të nxisë shkëmbimin e ideve dhe përvojave midis palëve të interesit, respektivisht mes trekëndëshit Qeveri - Komunitet i biznesit - OEK.

OEK-u sipas mandatit të dhënë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, përmes ligjit mbi OEK-un do të vazhdojë të ndihmojë në forcimin e rrjeteve ndërmjet të sektorit privat dhe atij publik në dobi të një vendi më të mirë për të gjithë dhe një ekonomie më të zhvilluar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Qershor 2018  - Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi Inject, organizon tryezën me temë 'Si ta parandalojmë dhunën ekonomike?', ku edhe do të prezantohet Iniciativa për Ndryshimin e Ligjit për Familjen, gjegjësisht saktësimi i dispozitave ligjore në lidhje me ndarjen e pasurisë së përbashkët bashkëshortore. (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Komuna e Gjilanit dhe organizata “Let’s Do It Kosova' te mbështetur nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor organizojn aksion pastrimi në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” në Gjilani. (Para teatrit të Gjilanit, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e diplomimit të kadetëve të Forcës  së Sigurisë së Kosovës. (Kazerma 'Skënderbeu’, në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes,  në Ferizaj, ora 11:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian dhe Ministria e Integrimit Evropian organizojn takimin iniciues për nisjen e programimit të programeve kombëtare për Kosovën, IPA 2019 dhe IPA 2020, të financuara nga Bashkimi Evropian. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet dhe Financa mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin nr.06/L-072 për Institucionet Mikrofinanciare dhe Institucionet Financiare Jobankare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:30)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj e viziton Komunën e Klinës ku do te takohet me Kryetarin Komunës, drejtorët dhe asamblistët. (Objekti i Komunës se Klinës, ora 14:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj takohet me familjarë  të dëshmorëve, biznese lokale, persona nga fusha e artit, sportit, muzikës, OJQ, etj, të Komunës së Klinës. (Objekti i Komunës se Klinës, ora 15:00)