20 Prill 2024

OEK dhe Ambasada Italiane thellojnë partneritetin

Prishtinë, 24 gusht - Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi priti në takim kortezie Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi dhe zv. Ambasadorin Matteo Corradini, ku u diskutuan ide konkrete për thellimin e bashkëpunimit në sferën ekonomike në mes dy shteteve.

Me theks të veçantë u fol për rënëdësinë e forcimit të sundimit të ligjit, përmirësimit të imazhit të Kosovës dhe përmirësimit të ambientit të të bërit biznes që ndikon pozitivisht edhe tek investimet e huaja dhe partneritetet e bizneseve Kosovare me kompanitë e ndryshme Evropiane dhe më gjerë.

Oda Ekonomike e Kosovës është gjithmonë e gatshme t’i ndihmoj bizneset vendore në krijimin e partneriteteve ndërkombëtare në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe avancimit të rolit të sektorit privat si garantues i rritjes ekonomike.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)