19 Prill 2024

OECD ul parashikimin për ekonominë botërore në 3 për qind

Paris, 9 qershor - Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) ka ulur parashikimet e saj të rritjes ekonomike globale nga 4,46 për qind në 3 për qind për këtë vit.

Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës dhe masat e bllokimit të Kinës kanë dëmtuar rimëkëmbjen, thuhet në raportin e OECD-së.

“Para luftës, ekonomia botërore ishte në rrugën e duhur për një rikuperim të fortë, megjithëse të pabarabartë, nga COVID-19”, theksohet nue raport.

Parashikimi i raportit për vitin 2023 ishte 2,8 për qind për rritjen ekonomike globale.

Sa i përket inflacionit, raporti thekson se: "Lufta në Ukrainë ka shuar shpresat për një fund të shpejtë të inflacionit në rritje nga pengesat e furnizimit të lidhura me COVID-19 që shihen në të gjithë ekonominë globale gjatë vitit 2021 dhe fillimit të 2022".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)