03 Dhjetor 2022

OECD ul parashikimet e rritjes ekonomike globale, paralajmëron recesion në Evropë

Prishtinë, 26 shtator - Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) ka ulur parashikimet e saj të rritjes ekonomike globale për vitin 2023 dhe paralajmëroi se shumë vende evropiane vitin e ardhshëm mund të përballen me recesion.

Raporti i përkohshëm i OECD-së i publikuar të hënën rishikoi vlerësimin e rritjes së PBB-së globale nga 2,8 në 2,2 për qind, ku vërehet një rënie, që lidhet me "agresionin e Rusisë kundër Ukrainës".

PBB-ja botërore vitin e ardhshëm do të jetë të paktën 2,8 trilionë dollarë, më e ulët se parashikimet e mëparshme, thotë raporti.

Diversiviteti i pamjaftueshëm i ofertës dhe reduktimet e kërkesës mund të shkaktojnë mungesa që do të çojnë në rritjen e çmimit të energjisë, do të dëmtojnë besimin dhe kushtet financiare dhe do të detyrojnë bizneset që përkohësisht të kufizojnë përdorimin e tyre të gazit, shton raporti.

"Marrë së bashku, këto goditje mund të ulin rritjen e ekonomisë evropiane me mbi 1,25 pikë përqindjeje në vitin 2023, në krahasim me normën bazë, dhe të rrisin inflacionin me mbi 1,5 pikë për qind", theksoi OECD.

"Kjo do të shtynte shumë vende evropiane drejt recesionit në vitin 2023", theksohet më tej.

Më tej raporti shton se inflacioni global do të rritet me mbi 0,5 pikë përqindjeje në vitin 2023, me një rënie të rritjes me pak nën 0,5 pikë përqindjeje.


Kalendari

Ngjarjet e datës 3 dhjetor 2022

- Komuna e Prishtinës do të bëjë testimin e radhës të Sistemit të Alarmit Publik me tinguj të njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda. (Prishitnë, ora 12:05)

- Ndihmës administratorja e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar për Europë dhe Euroazi, Ambasadorja Erin E. McKee, do të vizitojë Kosovën ku do të takohet me akterë të ndryshëm duke përfshirë përfaqësues të Qeverisë, shoqërisë civile, sektorit privat, bartës të rinj të ndryshimeve etj. (Lokalet e Royal Beverages, Velekincë, Komuna e Gjilanit, ora 13:30)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e shoqëruar nga kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi, do të mbajë tubim me vajza e gra. (Teatrin e Qytetit "Avdush Hasani", ora 14:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e shoqëruar nga kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi do të vizitojë Qendrën e Handikos-it në Podujevë. (Objekti i Qendrës në Podujevë, ora 15:30)

- Në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit do të shfaqen filma vendor dhe të huaj, ku do të ketë diskutime me me autorët pjesmarrës! (Kino Armata, ora 17:00)
 
- Mbahet ceremonia e mbylljes së Festivalit Ndërkombëtar të Filmit më ç'rast do të behët edhe ndarja e çmimeve. (Kino Armata, ora 19:00 )