29 Mars 2024

OEAK u kërkon bizneseve të zbatojnë masat për parandalimin e pandemisë

Prishtinë, 6 korrik - Masat administrative të vendosura nga Qeveria e Republikës së Kosovës me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit COVID19 kanë ndikuar rëndë në sektorin privat, dhe në ekonominë e vendit në përgjithësi.

Megjithatë, me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik dhe parandalimit të përhapjes së mëtejme të pandemisë, Oda Ekonomike Amerikane u bën thirrje bizneseve dhe qytetarëve që t’i zbatojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore, meqë përkeqësimi i situatës epidemiologjike do të rëndojë edhe mbi ekonomine e vendit dhe do ta vonojë rimëkëmbjen ekonomike.

Në fund, Oda Amerikane u bënë thirrje institucioneve të vendit që masat t’i marrin në dakordim të plotë me përfaqësuesit e komunitetit të biznesit, ashtu që të shmangen paqartësitë e mundshme me qëllim të zbatimit të plotë të masave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)