16 Prill 2024

OEAK prezanton sundimin e ligjit nga perspektiva e sektorit privat

Prishtinë, 21 gusht - Oda Ekonomike Amerikane në Kosovës (OEAK) vlerëson se efikasiteti i gjyqësorit ka rëndësi esenciale për rritje ekonomike dhe njëkohësisht është parakusht për funksionimin e tregut konkurrent.

Sundimi I ligjit, me theks të veçantë në drejtësinë komerciale është pjesë e rëndësishme e Agjendës së Ministrisë së Drejtësisë, nisur nga procesi i Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit.

Pa paragjykuar këtë fakt sipas OEAK duhet përmendur Këshillin Gjyqësor të Kosovës që luan rol kyç për sa i përket funksionimit të gjyqësor. Iniciativat dhe reformat e " nga ky institucion reflektojnë drejtpërdrejt sfidat e gjyqësorit.

Marrë parasysh këtë, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovës organizon ngjarjen e radhës të titulluar “Intervistë me gjyqësorin: Sundimi I ligjit nga perspektiva e sektorit privat”, që do të mbledh: Ministrin e Drejtësisë Abelard Tahiri, të përcjellë nga paneli në përbërje prej: znj.Alison Storsve nga Zyra Politike dhe Ekonomike e Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, Nehat Idrizi, Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, znj. Miranda Jolicoeur nga Zyra për Demokraci dhe Qeverisje e USAID dhe Isuf Zejna nga Demokracia Plus. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)