15 Korrik 2020

OEAK kërkon aprovimin e këtij projektligjit për Identifikimin Elektronik

Prishtinë, 30 qershor - Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, vlerëson se krijimi i një mjedisi të favorshëm i cili do të garantonte besueshmërinë e transaksioneve elektronike shërben si parakusht për zhvillimin e ekonomisë digjitale. Ligji për Identifikimin Elektronik dhe Shërbimet e Besuara në Transaksionet Elektronike përveç se do t’i kontribuonte zhvillimit të ekonomisë digjitale, gjithashtu do të zvogëlonte barrën administrative për transaksione elektronike me palë, rriste efikasitetin e proceseve të biznesit duke reduktuar në mënyrë të ndjeshme kostot, ndërsa bashkë me rritjen e sigurisë në transaksionet elektronike do t’u ofronte bizneseve një bazë më të madhe të konsumatorëve.

Në këtë aspekt, Komiteti i Ekonomisë Digjitale i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë ka argumentuar përgjatë viteve të shkuara nevojën e hartimit të kornizës së duhur ligjore. Qeveria e Kosovës ka aprovuar në korrik të vitit 2019 Projektligjin për Identifikimin Elektronik dhe Shërbimet e Besuara në Transaksionet Elektronike, megjithatë për shkak të zhvillimeve politike, projektligji nuk ka mundur të procedohet në Kuvend dhe të marrë aprovimin e deputetëve.

Kufizimi i aktiviteteve dhe shmangia e kontakteve fizike pas shpërthimit të pandemisë COVID19, ka nxitur bizneset që të transformojnë operacionet e tyre duke shfrytëzuar përparësitë e teknologjisë digjitale, megjithatë bizneset kosovare janë të kufizuara në këtë aspekt për shkak të mungesës së një legjislacioni që do të lejonte realizimin e transaksioneve elektronike, përfshirë këtu edhe pagesën e tyre, por edhe çfarë është më e rëndësishmja njohjen nga ana e institucioneve tatimore në vend. Për rikujtim, edhe Administrata Tatimore e Kosovës edhe Dogana e Kosovës, si edhe shumë organe të tjera qeverisëse të nivelit qendror dhe komunal gjenerojnë dokumente elektronike dhe funksionojnë sipas sistemit pa letër.

Në këtë aspekt, marrë parasysh rëndësinë dhe nevojën e këtij ligji për operimet dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të të gjitha ndërmarrjeve në vend, me theks të veçantë të atyre nga sektori i teknologjisë së informacionit, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë i kërkon Qeverisë së Republikës së Kosovës, respektivisht Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik që të konsiderojnë me prioritet aprovimin e këtij projektligji. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 Korrik 2020 - Zëvendëskryeminstri Besnik Tahiri viziton Komunën e Gjakovës dhe takon  Kryetarin Ardian Gjini. (Ndërtesa e Komunës së Gjakovës, ora 10:00)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë shqyrton shkresën drejtuar komisioneve për politikë të jashtme të parlamenteve të vendeve anëtare të BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, N303, ora 10:30)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dega në Prizren Shaqir Totaj, mban konferencë për media. (zyret e degës në Prizren, ora 11:00)

- Ambasadori Gjerman Christian Heldt, bashkë me Drejtoreshën Ekzekutive të Grupit për Studime Juridike dhe Politike, Arberesha Loxha dhe Drejtuesin e Ekipit të përfaqësisë së GIZ-it në Kosovë, Mark Barrett në mënyrë virtuale do t’iu drejtohen publikut për të diskutuar rreth prioriteteve të presidencës të Gjermanisë. (Faqja e Ambasadës Gjermane në Facebook: https://www.facebook.com/germany.in.kosovo, ora 11:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të vizitojë Komunën e Istogut ku do te takohet me Kryetarin Haki Rugova. (Komunën e Istogut, ora 13:00)

- Organizata YMCA në bashkëpunim me Ekipin e Kombeve të Bashkuara organizojnë panelin e diskutimit "75 for 75" që nënkupton 75 minuta për 75 vite i cili do të shfaqet premierë në rrjete sociale. (https://www.ymcakosovo.com/75-for-75 & https://www.un.org/en/un75, ora 13:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi se bashku me kryetarin e Komunës se Istogut vizitojnë sallën e edukatës fizike në Vrellë. (Fshati Vrellë, ora 13:30)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi se bashku me kryetarin e Komunës se Istogut vizitojnë stadiumit “Demush Mavraj’’. (Istog, ora 14:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi se bashku me kryetarin e Komunës se Istogut vizitojnë palestrën e qytetit. (Istog, ora 14:15)