29 Mars 2024

OEAK dhe USAID promovojnë franshizimin si model biznesi në Kosovë

Prishtinë, 11 nëntor - Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) me mbështetje nga USAID/Programi i Qeverisjes Ekonomike në Kosovë organizon një forum virtual me transmetim të drejtpërdrejtë, për të promovuar franshizimin si një model biznesi në Kosovë, dhe për të inkurajuar ndërmarrësit ekzistues dhe ata të ardhshëm që të konsiderojnë shfrytëzimin e këtij modeli.

Ky forum virtual do të mbahet nesër dhe mund të ndiqet përmes transmetimit të drejtpërdrejtë në faqen e Odës Amerikane në Facebook: https://www.facebook.com/AmChamKosovo.

Franshizimi ka ndikime të dukshme ekonomike, duke përfshirë prodhimin dhe krijimin e vendeve të punës, rritjen e bazës tatimore, modernizimin ekonomik, përshtatjet në bilancin e pagesave, zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, zhvillimin e ndërmarrësisë dhe ndihmën në zhvillimin e fuqisë punëtore.

Për këtë forum virtual janë ftuar përfaqësues të dhënësve të franshizës ekzistues dhe marrësve të franshizës në Kosovë, përfshirë Burger King, KFC, SushiCo, dhe Green and Protein.

Qëllim i këtij diskutimi është të informojë publikun e gjerë, duke përfshirë sektorin privat, OJQ-të, mediet, dhe palët e tjera të interesuara rreth franshizimit dhe potencialit për zhvillimin e mëtejmë të këtij modeli të biznesit në Kosovë.

Pas transmetimit të drejtpërdrejtë, videoja e përhershme e këtij forumi virtual do të postohet në faqen e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë në Facebook.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)