19 Prill 2024

OEA ofron rekomandime konkrete për zhvillimin e sektorit privat në Kosovë

Prishtinë, 9 tetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti kompanitë më të mëdha amerikane që operojnë në Kosovë dhe që janë nën ombrellën e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë. Këto kompani dhe përfaqësitë e tyre, ofrojnë punësim për rreth 25 mijë punonjës kosovarë dhe kanë qarkullim vjetor prej 2.5 miliardë euro.

Kryeministri Haradinaj ka përgëzuar iniciativën e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, e cila është gjithashtu anëtare e Këshillit Evropian të Odave Ekonomike Amerikane, dhe e cila ofron një marrëdhënie të drejtpërdrejtë, rritje të bizneseve të vogla dhe të mesme amerikane si dhe atyre evropiane.

Në këtë takim u diskutuan disa nga temat kryesore me anë të të cilave do të hapej rrugë për zhvillim ekonomik, investime të reja si dhe rritje buxhetore: gjyqësor funksional dhe të besueshëm, ngritja e kapaciteteve njerëzore, mbrojtja e prodhimit, kontrolli i kualitetit në të gjitha produktet, nismat për reforma ligjore në fusha të ndryshme, si dhe nevoja e sigurimit me furnizim stabil me energji elektrike në Kosovë.

Në takim u arrit pajtueshmëri që themelimi i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë ishte shumë e nevojshme, duke i ofruar rinisë së Kosovës mundësinë që të jenë pjesë e zhvillimit si pjesa tjetër e botës.

Oda Ekonomike Amerikane i dorëzoi kryeministrit Haradinaj një dokument me rekomandime konkrete për zhvillimin e sektorit privat në Kosovë.

Kryeministri falënderoi Odën Ekonomike Amerikane për iniciativën e tyre dhe theksoi se do të fokusohet në inkurajimin e tregtisë dhe prodhimit, si dhe investimeve.  Kryeministri i ftoi për partneritet të mëtutjeshëm  dhe i siguroi mbështetje të plotë nga ana e tij.

Në takim ishin të pranishëm edhe ministri i Financave, ministri i Zhvillimit Ekonomik, ministri i Tregtisë dhe Industrisë dhe ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)