23 Prill 2024

Odat ekonomike të shqetësuara me pengimin arbitrar të punës së bizneseve

Prishtinë, 16 mars - Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me pengimin e punës së veprimtarive ekonomike anembanë vendit në kundërshtim me vendimin e djeshëm të Inspektoratit të Tregut i cili në mënyrë të qartë cek veprimtaritë ekonomike të cilat mund të vazhdojnë punën edhe pas marrjes së masave parandaluese kundër pandemisë COVID-19. Veprimet e tilla arbitrare ndikojnë në rritjen e konfuzionit të shkaktuar ditëve të fundit, por edhe në rritjen e pakontrolluar të panikut nga ana e qytetarëve.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi dhe Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë Arian Zeka janë takuar me Kryeinspektorin e Tregut Lulzim Syla për të përcjellë këto shqetësime të bizneseve dhe rëndësinë e mosndërprerjes së veprimtarisë ekonomike, për shkak të pasojave të cilat kjo mund të ketë në ekonominë e vendit. Kryeinspektori Syla në anën tjetër konfirmoi se vendimi i djeshëm i shpërndarë përmes një qarkoreje të Inspektoratit të Tregut mbetet ende i vlefshëm.

Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë thërrasin autoritetet komunale, Policinë e Kosovës, si dhe të gjitha trupat inspektuese që të respektojnë vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Inspektoratit të Tregut dhe të mos ndërhyjnë në mënyrë arbitrare duke penguar punën e ndërmarrjeve private, të cilat janë jetike në ruajtjen e furnizimit normal për qytetarët.

Po ashtu, Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që të aprovojë vendimin për planin e masave që do të lehtësonin operimin e bizneseve në këto ditë të situatës emergjente, sipas propozimit të bërë gjatë ditës së djeshme.

Në anën tjetër, të dyja institucionet thërrasin ndërmarrjet tregtare që të veprojnë gjithashtu me përgjegjshmëri duke mos abuzuar me ngritjen e çmimeve në këto ditë të vështira.-- 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)