20 Prill 2024

Oda Gjermane e shqetësuar me deklaratat për mbyllje eventuale

Prishtinë, 11 nëntor - Për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike, masa të mëtejshme për ta parandaluar përhapjen e pandemisë covid-19 dhe për ta ulur presionin në sistemin e dobësuar shëndetësor duket se janë të pashmangshme.

Megjithatë, Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK) është e shqetësuar me deklaratat publike të Qeverisë Hoti për mbyllje eventuale.  

OEGJK i bën apel Qeverisë së Kosovës që masat e mëtejshme t‘i përcaktojë mirë dhe në konsultim të ngushtë me përfaqësuesit e sektorit privat, ashtu që të parandalohet ngarkesa e panevojshme në ekonomi.  

OEGJK vlerëson se një mbyllje e dytë, e pakoordinuar dhe e pa fokusuar, do të ishte një goditje e rëndë për bizneset anëtare të Odës, që do të rezultonte me humbje të vendeve të punës dhe do të rrezikonte kontratat për eksport të shërbimeve dhe mallrave me partnerë gjermanë.  

Një mbyllje e dytë do të ndikonte në tkurrjen e mëtutjeshme ekonomike dhe situata do të përkeqësohet më tej për shkak të përkrahjes së pamjaftueshme financiare nga ana e Qeverisë, në përpjekje për të mbështetur bizneset gjatë kësaj periudhe.

Për më tepër, miratimi dhe zbatimi i Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike është me rëndësi të madhe. Është shumë dëshpëruese që deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk po arrijnë të bëjnë kompromis dhe ta marrin përgjegjësinë me të cilën janë ngarkuar në miratimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.  

OEGJK u bën thirrje deputetëve që urgjentisht ta miratojnë këtë projektligj!

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare si organizatë biznesi që përfaqëson interesat e komunitetit të biznesit gjerman në Kosovë dhe që ka për mision intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe ekonomike ndërmjet Republikës Federale të Gjermanisë dhe Republikës së Kosovës, ofron gatishmërinë për të hyrë në konsultime me Qeverinë për masat e mëtejshme.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)