20 Shkurt 2019

Oda Ekonomike e Kosovës e gatshme pët të përkrahur prodhuesit vendor

Prishtinë, 14 shtator - Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, z. Berat Rukiqi me bashkëpuntor ishte për vizitë në kompanitë “Ciao Berto”, “Binni”, “Emona”, “Albed” dhe së fundmi u takua edhe me kryetarin e komunës së Vushtrrisë z. Xhafer Tahiri.

Gjatë kësaj vizite, kryetari Rukiqi u shpreh i kënaqur me potencialin e sektorit privat dhe njëkohësisht u bisedua për barrierat  kryesore me të cilat ballafaqohen kompanitë në Kosovë. Disa nga problemet që u potencuan më së shumti janë problemi i furnizimit me energjinë elektrike, përqindja e lartë e informalitetit  dhe mungesa e fuqisë puntore të kualifikuar.

Kryetari z.Rukiqi theksoi se Oda Ekonomike e Kosovës është gjithmonë e gatshme në përkrahje të prodhuesëve vendor për lehtësimin e këtyre problemeve dhe krijimin e mundësive të reja për shtrirjen e eksportit të bizneseve kosovare në tregjet ndërkombëtare.

Po ashtu gjatë vizitave kryetari z. Rukiqi shtoi se sektori privat paraqet rolin kryesor në rritjen e punësimit dhe përmirësimin e imazhit të Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 shkurt 2019 - Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit organizon konferencën 'Zëri i Popullit rreth 'Finales së Madhe' ndërmjet Kosovës dhe Serbise'. (Swiss Diamond Hotel, ora 9:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit me temën “Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”. (Hoteli Swiss Diamond, ora 9:30)

- Kryeshefja ekzekutive e Inspektoratit Policor të Kosovës raporton para Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës lidhur me dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga ana e zyrtarit policor si dhe për raportin vjetor të vitit 2018. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Forumi i Gruas së Lidhje Demokratike të Kosovës organizon tryezë diskutimi me temën “Ligji (s) na mbron”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Punëtorët teknik të kompanisë “Beni”  që kryejnë shërbime në Konviketet e Qendrës Studentore të Prishtinës do të protestojnë për kthimin nën menaxhimin e Qendrës Studentore (Para drejtorisë së Qendrës Studentore, ora 11:00)   .

- Komuna e Prishtinës mban konferencë për media. (Objekti i vjetër të Komunës, ora 11:00)

nën organizimin e Grupit të Grave Deputete, mbahet tryeza “Institucionet dhe mekanizmat ekzistues në përgjigje të dhunës në familje”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 30, ora 11:00)

- Presidenti Thaçi do të marrë pjesë në ngjarjen "Women in Energy Scholarship Program", organizuar nga MCC. (Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë dhe Sportit, ora 13:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në manifestimin e 30-vjetorit të Grevave të Minatorëve. (Miniera Stan Tërg në Mitrovicë, ora 14:00)