13 Gusht 2020

Oda Amerikane përshëndet themelimin e Gjykatës Komerciale deri në vjeshtë

Prishtinë, 8 korrik - Duke pasur parasysh rëndësinë që fuqizimi i sundimit të ligjit dhe i drejtësisë komerciale në veçanti kanë për investimet e jashtme dhe të brendshme, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mirëpret angazhimin e Ministrisë së Drejtësisë për shtyrjen përpara të iniciativës së rishikimit funksional të sektorit të sundimit të ligjit.

Në ndërlidhje me këtë, Oda Amerikane i sheh si inkurajuese deklaratat e Ministrisë së Drejtësisë për finalizimin e legjislacionit për themelimin e Gjykatës Komerciale deri në vjeshtë të vitit 2020, për shkak të efikasitetit momentalisht të ulët dhe vonesave në trajtimin e rasteve të natyrës komerciale, me të cilat ballafaqohet sektori privat në Kosovë.

Oda Amerikane konsideron se ofrimi i një mekanizmi të shpejtë dhe profesional për zgjidhjen e kontesteve të bizneseve do të përmirësonte zbatueshmërinë e kontratave dhe do të rriste sigurinë e të bërit biznes, duke përmirësuar rrjedhimisht edhe imazhin e Kosovës para investitorëve të huaj.

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë i mirëpret edhe planet për krijimin e një divizioni të veçantë për trajtimin e kontesteve të investitorëve të huaj, gjë që pashmangshëm do të ndikonte në rritjen e investimeve të huaja dhe përshpejtimin e rritjes ekonomike të Republikës së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 Gusht 2020

- Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Rrahman Rama raporton para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 10:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, viziton Komunën e Deçanit. (Objekti i Komunës se Deçanit, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, do të nënshkruaj memorandum bashkëpunimi për financimin e projekteve infrastrukturore me kryetarin e komunës së Istogut, Haki Rugova. (Komuna e Istogut, ora 10:00)

- Policia e Kosovës organizon ceremoninë e prerjes së shiritit të objektit të Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit në Radavc ku pjesëmarrës do të jenë Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, përfaqësues të ICITAP-it Amerikan dhe personalitete të larta vendore, përfshirë epror të PK-së. (Radavc, rruga Vitomiricë - Kullë, ora 11:00)                                              

- Drejtoria e Shëndetësisë e Komunës së Prizrenit do të bëjë hapjen e pjesës së renovuar të QKMF-së, ku do të punojë ndërrimi i tretë ku i pranishëm do të jetë kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e DSH-së, Narqize Arënliu Hoxhaj. (QKMF në Prizren, ora 12:00)