19 Prill 2024

Oda Amerikane dhe USAID organizojnë ditët e drejtësisë komerciale

Prishtinë, 17 dhjetor - Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë në bashkëpunim me Programin e USAID për Drejtësi Komerciale po organizojnë aktivitetin “Ditët e Drejtësisë Komerciale: Arbitrazhi në Fokus” në kuadër të të cilit po organizohen një serë forumesh virtuale përmes së cilave synohet rritja e ndërgjegjësimit së komunitetit të bizneseve rreth metodave alternative për zgjidhje të kontesteve komerciale.

Forumi i parë i kësaj jave trajtoi zhvillimin e arbitrazhit në Kosovë, si dhe benefitet që sjellë për bizneset e rrjedhimisht edhe për zhvillimin ekonomik.

Christopher Thompson, Shef i Programit të USAID-it për Drejtësi Komerciale tha se ky program, në bashkëpunim me Qendrat e Arbitrazhit në vend, po mbështesin përmirësimin dhe zhvillimin e legjislacionit për zgjidhjen e kontesteve komerciale përmes metodave alternative përkatësisht arbitrazhit dhe ndërmjetësimit, fuqizimi i të cilave luan rol edhe në mjedisin e investimeve në Kosovë.

Thompson tha se marrë parasysh ngarkesën e gjykatave, proceset burokratike, dhe kohëzgjatjen e zgjidhjes së kontesteve përmes procedurave gjyqësore, arbitrazhi ofron shumë përfitime dhe lehtësira në tejkalimin e këtyre barrierave për të ardhur në një vendim të prerë dhe një marrëveshje mes palëve në afat kohor më të shkurtër.

Duke iu referuar procesit të themelimit të Gjykatës Komerciale, Thompson theksoi se arbitrazhi nuk e pengon gjykatën por në fakt bashkëpunon me të njëjtën dhe lehtëson punën e saj, duke mundësuar shërbim më të gjerë dhe gjithëpërfshirës të komunitetit të bizneseve në vend.

Tutje, ai potencoi se aktualisht ekziston një nivel i ulët i njohurive rreth metodave alternative për zgjidhje të kontesteve ndërsa theksoi edhe nevojën për promovim dhe ngritje të ndërgjegjes rreth arbitrazhit si dhe metodave të tjera efikase, më të shpejta dhe me kosto më të ulët. Për fund ai gjithashtu këshilloi edhe përfshirjen e klauzolës së arbitrazhit në kontrata mes palëve.

Ardi Shita, avokat si dhe anëtar i Këshillit Drejtues të Qendrës së Arbitrazhit të Odës Ekonomike Amerikane potencoi se përgjatë viteve të fundit në Kosovë është shënuar progres i konsiderueshëm rreth zhvillimit të një sistemi funksional të arbitrazhit dhe metodave të tjera për zgjidhje të kontesteve.

Sipas tij, megjithëse kontratat e mëdha me investitorë serioz në parim përfundojnë në arbitrazh për shkak të klauzolës së përfshirë në këto kontrata, ende nuk është krijuar një praktikë e mirëfilltë që për kontestet më të vogla komerciale të përdoret kjo metodë.

Shita theksoi se përmes përpjekjeve të vazhdueshme të qendrave të arbitrazhit siç është ajo e Odës Ekonomike Amerikane për përfshirjen e kësaj klauzole është shënuar progres i madh që në mënyrë direkte reflektohet edhe në zgjidhjen e kontesteve.

Tutje, Shita theksoi se Gjykata Komerciale është një ndër iniciativave më të rëndësishme të drejtësisë komerciale në vend dhe duhet të trajtohet me urgjencë si rrjedhojë e paqëndrueshmërisë politike.

Ai po ashtu theksoi se Kosova njeh dhe ekzekuton të gjitha vendimet e arbitrazhit përfshirë edhe ato ndërkombëtare.

Ngjarjet që do të mbahen gjatë Ditëve të Drejtësisë Komerciale do të përfshijnë diskutime në panel për temat e tjera të lidhura me arbitrazhin sipas industrive specifike.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)