28 Mars 2024

O'Connell shpreh gatishmërinë e Britanisë për mbështetje ndaj Kosovës

Prishtinë, 19 qershor - Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë Ruairi O'Connell, me të cilin diskutuan për të arriturat gjatë këtij gjashtëmujori të parë në fushën e financave publike.

Me këtë rast, Ministri Hamza duke falënderuar ambasadorin O'Connell dhe shtetin Britanik, si partner strategjik i Kosovës, për ndihmën që vazhdon të jep për Kosovën, ai gjithashtu e njoftoi atë për progresin dhe të arriturat në Ministrinë e Financave, për trendin pozitiv të të hyrave dhe nivelin e shpenzimeve buxhetore, Buxhetin e shtetit gjatë këtij gjashtëmujori, si dhe për stabilitetin makro fiskal në përgjithësi.

Ndërsa, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O'Connell, shprehi gatishmërinë e shtetit britanik për vazhdimin e mbështetjes  dhe bashkëpunimin me Kosovën në realizimin e planeve strategjike në fushën e financave.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)